Green Valley: Një oaz i luksit dhe natyrës - Business Magazine Albania

Green Valley: Një oaz i luksit dhe natyrës

Green Valley, një rezidencë ekskluzive e vendosur në një mjedis mahnitës të Tiranës, paraqet një koncept unik dhe avante-garde të kuruar nga arkitekti i njohur zviceran Davide Macullo. Një projekt i Orion Construction, kompani lider e cilësisë së ndërtimit, Green Valley përcjell një përzierje harmonike të hapësirave të brendshme me ato të jashtme, duke krijuar një marrëdhënie simbiotike midis natyrës dhe shtëpisë.

Rezultati është një projekt vizionar, ku çdo detaj është projektuar dhe ndërtuar me përpikëri për të maksimizuar rehatinë dhe lirinë, duke pasuruar jetën tuaj të përditshme.

Vendndodhja e Green Valley në një nga zonat më të gjelbra dhe më të bukura të Tiranës i shton edhe më shumë vlerë projektit. Me pamje nga Parku i Madh i Liqenit dhe nën këmbët e kodrave panoramike të Selitës, Green Valley ju ofron lidhje direkte me akset kryesore të qytetit, mundësi për transport publik dhe distancë të pranueshme për lëvizje në këmbë.

Zbuloni më të mirat e të dy botëve

Green Valley ofron një realitet të prekshëm, ku mund të përqafosh mrekullitë e natyrës pa sakrifikuar komoditetet e jetesës urbane.

I përbërë nga 83 apartamente premium të shpërndara midis 16 ndërtesave trekatëshe, me zakonisht dy apartamente për kat, rezidenca garanton një hapësirë larg ambientit me ritme të shpejta dhe të zhurmshme të Tiranës. Çdo banesë shërben si një frymëzim për t’u lidhur me natyrën dhe ofron një shtëpi që ju jep energji përmes vëmendjes së saj ndaj detajeve.

(link https://youtu.be/DXxYTRSiJ3U )

Avantazhet e apartamenteve premium të Green Valley

  • Investim 100% i sigurt dhe me vlerë të shtuar në kohë
    • Komunitet i përzgjedhur banorësh
    • Organizim optimal i çdo hapësire
    • Apartamente të orientuar nga tre anë, maksimumi i dritës dhe diellëzim i plotë
    • Apartamente me oxhak
    • Kuzhinë tërësisht e zonuar dhe me ajrosje natyrale
    • Dhomë matrimoniale me garderobë

Të jetosh mes natyrës

Green Valley mishëron konceptin e “një shtëpie në mes të një pylli të vërtetë”, me ndërtesa të integruara pa problem në gjelbërim dhe të rrethuara nga kopshte private dhe publike.

Apartamentet në katin e parë rrethohen nga kopshte private në të gjitha drejtimet, duke krijuar një lidhje të pashembullt me natyrën, ndërsa ato në katet më sipër kanë pamje të kodrave panoramike të Selitës.

Jetë miqësore me mjedisin

Përkushtimi i Green Valley për qëndrueshmërinë ekologjike është i dukshëm në zbatimin e teknologjive të avancuara mjedisore, duke siguruar standardet më të larta të projektimit dhe ndërtimit miqësor ndaj mjedisit. Green Valley është një rezidencë që ofron një përvojë jetese harmonike dhe të qëndrueshme ku rehatia, cilësia dhe kujdesi mjedisor bashkëjetojnë pa probleme.

  • Termo-izolim të plotë
    • Zë-izolim të plotë
    • Sistem qendror ngrohje – ftohje të ajrit
    • Sistem qendror ngrohje të ujit

Investimi në Green Valley

Blerja e një shtëpie është një vendim largpamës, mjaft ndikues në  shëndetin dhe mirëqenien tuaj. Kështu që, nëse keni vendosur të  hidhni një hap të tillë, mos e mendoni dy herë: Apartamentet e Green  Valley nuk janë thjesht apartamente. Ato janë garancia e një stili të  shëndetshëm jetese!

Apartamentet tona përcjellin një stil arkitekturor eklektik me në fokus nevojat tuaja.Karakterizohen nga hapësira të bollshme dhe arredimi modern, me detaje të imëta e unike, që përqafojnë si asgjë tjetër personalitetin tuaj.

Është e rëndësishme të dini dhe të kuptoni që keni investuar në një objekt të sigurt, të ndërtuar sipas standarteve bashkëkohore dhe gjithashtu që respekton mjedisin. Si edhe mund të përfitoni mbështetje financiare nga bankat tona partnere.

Nëse do të jetosh pranë natyrës me një standard superior, vendi i duhur është Green Valley!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0