Harta e çmimeve të reja të apartamenteve, Astiri me rritjen më të madhe: Pritet rritja e taksave dhe qirave të shtëpive - Business Magazine Albania

Harta e çmimeve të reja të apartamenteve, Astiri me rritjen më të madhe: Pritet rritja e taksave dhe qirave të shtëpive

Harta e çmimeve të reja të apartamenteve, Astiri me rritjen më të madhe: Pritet rritja e taksave dhe qirave të shtëpive

Nga Fresku në Astir, përfshirë ish-Bllokun e Yzberishtin, qeveria ka rritur çmimet e referencës së apartamenteve mbi të cilat bëhet vlerësimi i taksës së pasurisë.

Unaza e Re është zona me rritjen më të madhe të çmimit të referencës me 76%. Nga 65 mijë lekë për metër katror çmimi rritet në 114 mijë e 300 lekë.

Alliasi, Medreseja dhe Komuna e Parisit janë zonat e tjera me normën më të lartë të shtrenjtimit me 54 deri në 57 %.

Çmimet e referencës janë rritur në 113 mijë e 850 lekë në Don Bosko, 117 mijë e 800 lekë në Porcelan dhe 159 mijë e 100 lekë në Yzberisht.

Në zonën e ish-Bllokut, ndër më të shtrenjtat të kryeqytetit, një metër katror vlerësohet në 228 mijë e 400 lekë, 20 %  më shtrenjtë nga çmimi i referencës së 2018-s.

“Reflektimi i fundit i çmimeve të referencës i përket 2016-s me disa ndryshime të vogla në vitin 2018. Kjo do të thotë se ka kaluar një kohë shumë e gjatë që nga reflektimi i tregut.

Ndaj sot kemi çmime reference ndjeshëm më të larta, për disa zona edhe 2-fishim,” shprehet për A2, Ervin Demirxhiu, vlerësues i pasurive të paluajtshme. Në raport me vlerësimet e vitit 2018, rritja mesatare e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të kryeqytetit llogaritet rreth 29,600 lekë për metër katror.  Çmimet e reja të referencës do të rrisin vlerën e taksës së pronës për qytetarët dhe bizneset e cila paguhet në faturën e ujit.

“Përkthehet në tatim. E gjithë kjo gjë bëhet për efekt pagesash tatimi. Ne kur shesim një pronë paguajmë tatim-fitimi; kur japim një pronë me qira paguajmë tatim në burim. Kjo do të thotë se për një pronë në Komunën e Parisit për të cilën ti paguaje dy lekë, me çmimet e reja të referencës do të paguash 4”, shprehet Demirxhiu.

Çmimet re reja prekin edhe tregun e qiradhënieve të banesave dhe hapësirave për biznes.

“Normalisht do të ndikojë kështu, ashtu siç ndodh edhe te shitjet. Kjo pasi një pjesë e madhe e transaksioneve bëhen me çmim reference. Pra do duhet të rishikohen kontratat e qirave. Qiradhënësi do duhet të kërkojë rritje pasi do duhet të paguajë më shumë tatim me çmimet e reja të referencës”, thotë Demirxhiu.

Formula e miratuar që në vitin 2018 parashikon taksimsa 0.05% e vlerës së apartamentit, ndërsa për bizneset kjo taksë është 0,15% . Me metodologjinë e miratuar në 2018-ën, kur nuk është i mundur përcaktimi i vlerës së apartamentit në mënyrë të veçantë, atëherë merret për bazë çmimi i referencës së zonës.

tema

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0