Google mbyll shërbimin e shkurtimit të URL-ve, goo.gl

Google mbyll shërbimin e shkurtimit të URL-ve, goo.gl


Përdoruesit e rinj nuk do të jenë në gjendje të përdorin këtë shërbim pas 13 Prillit

Google njoftoi se po mbyll shërbimin e shkurtimit të URL-së, goo.gl. Kompania thotë se përdoruesit e rinj dhe ata anonimë nuk do të jenë në gjendje të krijojnë linqe përmes konsolës goo.gl pas 13 Prillit, por përdoruesit ekzistues do të jenë në gjendje ta përdorin atë edhe për një vit tjetër, pas së cilit do të ndërpritet plotësisht.

Inxhinieri i software Firebase, Michael Hermanto thotë se kompania ka prezantuar shkurtuesin e URL-ve në vitin 2009 dhe që atëherë, mënyrat në të cilat njerëzit ndajnë informacion në web kanë ndryshuar, ndërsa URL-të e shkurtuara janë rritur në popullaritet. Ai thekson se Google është duke rifokusuar përpjekjet e tij duke zëvendësuar atë me Firebase Dynamic Links (FDL), të cilat i lejojnë përdoruesit të ridrejtohen në vende të caktuara në iOS, Android apo aplikacione web.

burimi: theverge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0