Google mbyll Google+. Ja cilat janë dhe 17 produktet e tjera që nuk ekzistojnë më - Business Magazine Albania

Google mbyll Google+. Ja cilat janë dhe 17 produktet e tjera që nuk ekzistojnë më


Google është mjaft i njohur për produktet e suksesshme që nxjerr, por jo gjithçka që prek kompania kthehet në ar.

Google Glass duhej të ndryshonte botën, por shpejt u kthye në asgjë. Dhe mos harroni pastaj Google Buzz?

Tani, Google është duke zhdukur një produkt tjetër: Google+, rrjeti social që duhej të ishte si Facebook dhe LinkedIn. Google vendosi të mbyllë këtë shërbim pasi një gabim në software shkaktoi ekspozimin e të dhënave personale të profilit të qindra mijëra përdoruesve të Google+ (megjithëse kompania thotë se asgjë e keqe nuk ka ndodhur).

Lexoni: Një problem i Google ka ekspozuar të dhënat personale të 500,000 përdoruesve

Natyrisht, risitë më të mira janë ato që çdokush mendon se janë të destinuara për të dështuar, prandaj ka kuptim që Google nuk ka si ta ndalojë Google+ që të venitet. Megjithatë, numëruam të paktën 18 produkte që kanë përfunduar në “varrezat” e Google (por ndoshta ka më shumë – na njoftoni nëse na mungon ndonjë).

Le t’i hedhim një sy “dështimeve” më të mëdha të Google.

  • Google Answers ishte projekti i parë me të cilin ka punuar Google dhe nisi si një projekt nga Larry Page. Përgjigjet zgjatën më shumë se katër vjet, por në vitin 2006 nuk u pranuan më pyetje.
  • Lively, bota virtuale e Google, zgjati pak më shumë se një vit. Google tha se krijoi Lively, sepse donte që përdoruesit të ishin në gjendje të ndërvepronin me miqtë e tyre dhe të shprehnin veten në internet me mënyra të reja, por thjesht ky nuk rezultoi një sukses. Lively u mbyll në vitin 2008.
  • Google fillimisht zbuloi Glass në vitin 2012, por pajisja kurrë nuk shkoi te masa e gjerë. Glass erdhi me një çmim të lartë, probleme me software, probleme të mundshme të privatësisë dhe në përgjithësi dukej shumë i zymtë. Google i mbylli shitjet për konsumatorët të Glass në Janar të 2015, por pajisja vazhdon të shitet për bizneset dhe po funskionon me një version të ri.
  • Google Buzz ishte një shërbim për rrjetet sociale që u integrua në Gmail, por ajo u rrënua nga çështjet problematike të privatësisë. Kompania njoftoi në Tetor të 2011 se do të mbyllte shërbimin për t’u përqëndruar në Google+.
  • Telefoni Android i serisë Google Play u prezantua në pranverën e vitit 2014. Por, deri në janar të vitit 2015, kjo seri u rendit si “nuk është më në dispozicion për shitje” dhe një seri e telefonëve Galaxy S5 nuk arriti të materializohej, pavarësisht nga fotografitë që u shfaqen në internet.
  • Google Wave u krijua për t’i lejuar njerëzve t’i dërgonin mesazhe njëri-tjetrit dhe të redaktonin dokumentet së bashku, por përdoruesit u hutuan nga ajo dhe dështoi. Wave zgjati rreth një vit para se të dështonte në Gusht të 2010.
  • Google Video ishte shërbimi i vetë Google për video streaming, i lançuar përpara se kompania të blinte YouTube në 2006. Google Video nuk pranoi ngarkimet e reja në vitin 2009, por Video dhe Youtube ishin në bisedime deri në Gusht të vitit 2012 kur Google mbylli njëherë e mirë shërbimin Video.
  • Google’s Nexus Q, një streaming media player që ishte projektuar për të lidhur të gjitha pajisjet në shtëpi, u zbulua në konferencën e zhvilluesve të kompanisë në vitin 2012. Reviews për të ishin brutale dhe Google e braktisi produktin përpara se ai të dilte në shitje për publikun.
  • Google X, një ndërfaqe alternative për motorrin e kërkimit, zgjati pikërisht një ditë përpara se Google të shpallte mbylljen. Një haraç i çuditshëm për Mac OS X dock, faqja tha: “Trëndafilat janë të kuq, violetat janë blu, gur i çmuar OS X, homazh për ty.” Google X u hoq nga linja më 16 Mars 2005.
  • Fillimisht synonte t’u jepte njerëzve akses në informacionet shëndetësore, Google Health u mbyll në Janar të 2012 pasi Google vuri re se shërbimi “nuk pati ndikimin e madh që shpresonim se do të kishte.”
  • Google Reader ishte një aplikacion për leximin e lajmeve që lejonte përdoruesit të lexonin histori nga blogjet ose faqet e lajmeve. Google njoftoi se ishte duke mbyllur Reader në Mars të 2013 dhe u mbyllja e tij u zyrtarizua në Korrik të 2013.
  • Google Catalogs, një program për blerje interaktive që dixhitalizoi katalogët, u mbyll në vitin 2015. Google mbylli versionin mobile të Catalogs në 2013 dhe mbylli versionin desktop dy vjet më vonë.
  • Google Hangouts On Air – shërbimi live-streaming i Google – po lëviz drejt YouTube Live që nga fillimi i Shtatorit të vitit 2016. Shërbimi u krijua fillimisht në vitin 2012 kur transmetimi i drejtpërdrejtë ishte duke u zhvilluar dhe ishte përdorur dikur nga Presidenti Obama dhe Papa Françesk.
  • Dodgeball, një shërbim që lejon përdoruesit të bëjnë check-in në vende të ndryshme, u ble nga Google në vitin 2005. Themeluesit e saj, duke përfshirë Dennis Crowley, e lanë Google me një produkt katrastrofik në 2007 dhe Crowley vazhdoi të ndërtonte një shërbim shumë të ngjashëm, Foursquare, dy vjet më vonë.
  • iGoogle, një Homepage i personalizuar, u mbyll në vitin 2013. Krijuar në vitin 2005, iGoogle u lejoi përdoruesve të personalizojnë faqen e tyre me widgets. Google tha se iGoogle nuk ishte i nevojshëm aq shumë pasi aplikacionet mund të funksionojnë në Chrome dhe Android.
  • Orkut dikur ishte një shërbim mjaft i njohur për social-networking. Site ishte më popullor jashtë vendit se sa në SHBA dhe Google vendosi ta mbyllte atë në Shtator të 2014.
  • Google Notebook ishte një pararendës i Google Docs dhe ishte një vend për të kopjuar URL ose për të shkruar shënime që mund të ndaheshin ose botoheshin. Google ndaloi zhvillimin e Notebook në vitin 2009 dhe e mbylli zyrtarisht atë në Korrik të 2012, duke transferuar të gjitha të dhënat nga Notebook në Google Docs.
  • Google+ kishte për qëllim të shërbente si rrjeti social i Google. Por Google vendosi ta mbyllë atë pasi një gabim në software shkaktoi që Google të ekspozonte të dhënat personale të qindra mijëra përdoruesve të Google+.

Problemi i softuerit doli në dritë këtë pranverë, por menaxherët zgjodhën të mos e bënin publik informacionin, sipas një raporti nga The Wall Street Journal.

Lexoni: Zbuloni risitë që Google prezantoi në eventin me të madh të pajisjeve hardware

Ja se çfarë tha Google për rënien e Google+:

“Përderisa ekipet tona inxhinierike kanë bërë shumë përpjekje dhe përkushtim në ndërtimin e Google+ gjatë viteve, nuk kanë arritur adaptim të gjerë të konsumatorëve ose zhvilluesve dhe kanë parë ndërveprim të kufizuar të përdoruesve me aplikacionet. Versioni Google+ aktualisht ka përdorim dhe angazhim të ulët: 90% e sesioneve të përdoruesve të Google+ janë më pak se pesë sekonda.”

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0