Google mbush 25 vjeç! - Business Magazine Albania

Google mbush 25 vjeç!

Motori më i popullarizuar i kërkimit në botë filloi si një projekt kërkimor nga Larry Page dhe Sergey Brin kur ata të dy ishin studentë në Universitetin Stanford në fund të viteve 1990.

Duke punuar nga dhomat e tyre të konviktit, të dy zhvilluan një algoritëm të ri për motorët e kërkimit që renditnin faqet e internetit bazuar në numrin e faqeve të tjera të internetit që lidhen me to, të cilat ata e quajtën “PageRank”.

Ky algoritëm doli të ishte shumë më efektiv se algoritmet ekzistuese dhe Google u bë shpejt motori më i popullarizuar i kërkimit në internet.

Me kalimin e viteve, motori i kërkimit Google është bërë pjesë integrale e jetës sonë të përditshme, duke formuar mënyrën se si ne kërkojmë, komunikojmë dhe ndërveprojmë me informacionin në internet.
Madje, në vitin 2006, Fjalori i Oksfordit shtoi fjalën “google” si një folje për t’iu referuar kërkimit të informacionit në internet, pavarësisht nga motori i kërkimit i përdorur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0