Google ka penalizuar gjuhën shqipe nga platformat Google Ads dhe Adsense, iniciuesi i peticionit tregon se çfarë po humbin bizneset dhe mediat në trevat shqiptare - Business Magazine Albania

Google ka penalizuar gjuhën shqipe nga platformat Google Ads dhe Adsense, iniciuesi i peticionit tregon se çfarë po humbin bizneset dhe mediat në trevat shqiptare

Elton Heta është nismëtar i peticionit ndaj Google që gjuha shqipe të mos penalizohet dhe të jetë pjesë e platformave Google Ads dhe Adsense.

Heta që është me profesion IT dhe Web Developer në një intervistë për Telegrafin ka treguar se pse ka nisur këtë peticion dhe pse duhet të gjithë ne ta mbështesim në këtë rrugëtim.

Sipas tij, peticioni që ka nisur vitin e kaluar synon që të mundësoj për çdo shqipfolës njohjen e gjuhës shqipe nga dy platforma të Google, që janë Google Ads dhe Google Adsense.

Ai në këtë intervistë ka folur për humbjet që ka tregu me shqipfolës në Ballkan nga mosnjohja e gjuhës shqipe në Google Ads dhe Adsense si dhe përfitimet që do të kishin bizneset, agjencitë e marketingut, mediat por, edhe personat që punojnë si frelancers dhe ‘youtuberët’ nëse do të njihej gjuha shqipe.

z. Heta, ju keni nisur një peticion për Google, a mund të na tregoni çka është fjala?

Unë së pari dua të ju falënderoj ju për kontributin tuaj për të ardhmen e rinisë dhe bizneseve pasi jeni media e parë që po e përkrahni këtë peticion dhe faleminderit për mundësinë që më dhatë për të shpjeguar për këdo se për çfarë shërben ky peticion.

Po është e vërtetë unë kam nisur një peticion rreth një viti më parë në platformën e njohur.

Peticioni erdhi si pasojë e jetës time të përditshme dhe problemeve të shumta që has çdo i ri shqipfolës, por, që ky problem theksohet kur bëhet fjalë për IT ose biznese ku teknologjia dhe platformat e Google janë mjet pune në përditshmëri. Peticioni që kam nisur një vit më parë synon që të mundësoj për çdo shqipfolës njohjen e gjuhës Shqipe nga dy platforma të Google që janë Google Ads dhe Google Adsense.

Çfarë përfiton Shqipëria, Kosova dhe gjuha shqipe nëse është pjesë e Google Ads dhe Google Adsense?

Heta: Në këtë rast ato që do përfitojnë nga njohja e gjuhës Shqipe nga Google Ads dhe Google Adsense janë të gjithë shqipfolësit pasi nuk do të përfitojë vetëm Shqipëria apo Kosova, ky peticion ofron lehtësi për të gjithë shqipfolësit kudo ndodhen. Kategoritë që do përfitojnë më shumë janë pjesa e bizneseve që pas kësaj do u ofrohet mundësia të reklamojnë bizneset e tyre në këto platforma pa u penalizuar nga gjuha Shqipe dhe pa diskutim do përfitoj dhe pjesa e mediave online, portaleve dhe çdo i ri apo e re që e shikon vetën në të ardhmen ose është aktualisht bloger apo influencer i çdo kategorie në Youtube pasi edhe në këtë platformë me pranimin e gjuhës shqipe përfitimet nga interneti do rriten ndjeshëm.

Çfarë humb komuniteti në treg që gjuha shqipe nuk është pjesë e Google Ads dhe Adsense?

Heta: Në vitin 2012 Google vendosi pa një arsyeje konkrete të heqë gjuhën shqipe nga Google Adsense dhe Google AdWords (Google Ads) dhe kjo solli një penalizim të madh për këdo që po mendonte të krijonte një portal online apo të reklamonte biznesin e tij në këto platforma pasi nga ai moment kjo nuk ishte më e mundur duke i shkaktuar shqiptarëve humbje të mëdha në botën e teknologjisë.

Ky peticion synon të përmirësojë situatën në të cilën ndodhen bizneset dhe mediat në Shqipëri në lidhje me marketingun – si ndikon kjo?

Heta: Pranimi i gjuhës shqipe në këto platforma për këdo që ofron një shërbim marketingu apo edhe për agjencitë e marketingut që punojnë me gjuhën shqipe do jetë dita me lajmin më të bukur pasi kjo do jetë arritje dhe lehtësirat që do vijnë do të jenë të pafundme.

Duke pasur parasysh që Google është sot për sot motori i kërkimit më i populluar shumë kompani të tjera botërore do ofrojnë të tjera lehtësira për Shqipërinë, Kosovën dhe shqipfolësit kudo ndodhen pasi deri në ditën e sotme çdo shqiptar ka hasur probleme pa fund në platforma të ndryshme ku nuk mund të gjej në listën e shteteve Shqipërinë apo Kosovën dhe si pasojë nuk mund të përdori shërbime shumë të rëndësishme.

Çfarë po kërkoni nga peticioni dhe si duhet njerëzit nga Kosova, Shqipëria të jenë pjesë e tij?

Heta: Unë dhe të gjithë të tjerët që kanë plotësuar peticionin nga Google po kërkojmë vetëm që shqipfolësit dhe shqiptarët qofshin nga Kosova, Maqedonia apo çdo shtet tjetër ku ka shqiptarë të na trajtoj njëlloj si me të tjerët. Bota e internetit është sot e ardhmja dhe të rinjtë shqiptarë apo mediat apo bizneset shqiptare nuk kanë arsyeje se pse të penalizohen. Unë i kërkoj çdo shqiptari kudo ndodhet të klikoj linkun e peticionit dhe ta plotësoj pasi është FALAS dhe nuk ka asnjë kosto. Dua t’i kërkoj çdo shqipfolësi që është momenti të bëhemi të gjithë bashkë për këtë interes të përbashkët dhe t’i japim mundësinë vetes për një të ardhme më të mirë nga mundësitë që ofron teknologjia në ditët e sotme. Për të plotësuar peticionin mjafton të klikoni linkun më poshtë dhe të plotësoni të dhënat që ju kërkohen që janë emër, mbiemër dhe adresë emaili. Faleminderit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0