Google, Apple e Microsoft mund të blihen si një “cikërrimë” nga fondi i princit arab?!! - Business Magazine Albania

Google, Apple e Microsoft mund të blihen si një “cikërrimë” nga fondi i princit arab?!!


Arabia Saudite është duke u përgatitur për fundin e epokës së naftës, duke krijuar një fond investimesh prej dy trilionë dollarëve, fond ky që do të jetë më i madhi në botë. Fondi i Investimeve Publike (PIF) iniciohet nga Princi Mohammad bin Salman Al Saud.

Arabia Saudite, si eksportuesi më i madh i naftës së papërpunuar në botë, këmbëngul se do të ngrijë prodhimin e naftës, nëse prodhuesit të tjerë të rëndësishëm – përfshirë Iranin – marrin masa të ngjashme, transmeton Telegrafi.

“Ajo që mbetet tani është për të shpërndarë investimet”, tha princi 30-vjeçar për Bloomberg, nga kompleksi mbretëror dhe kryeqyteti i Mbretërisë, Riadi. “Pra, brenda 20 viteve do të jemi ekonomi që nuk varet vetëm nga nafta”.

Për 80 vite, qëkur është zbuluar nafta në Arabinë Saudite, tashmё ky shtet ka plane tjera. Një nga hapat e parë do të jetë shitja e aksioneve në kompaninë Aramco që do ta transformojë gjigandin e naftës në një “konglomerat industrial”. Kjo do të ndodhë më 2017-n.

Nëse plani shkon si duhet, fondi do të jetë aq i madh sa që mund të blejë katër kompanitë më të mëdha në botë – Apple, Google, Microsoft dhe Berkshire Hathaway – e të mbesin ende shuma enorme të parave.

“Ky do të jetë fondi më i madh në botë”, thotë princi. “Kjo shpejt do të ndodhë kur Aramco del në publik”.

“Nëse të gjitha shtetet pajtohen të ngrijnë prodhimin e naftës, edhe ne jemi të gatshëm për këtë”, thekson ai.

 

/Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0