Gjykata greke shpall fajtor kapitenin e Manchester United, trilloi sulmin nga Shqiptarët - Business Magazine Albania

Gjykata greke shpall fajtor kapitenin e Manchester United, trilloi sulmin nga Shqiptarët

Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire është shpallur fajtor, duke u dënuar 21 muaj dënim me kusht e 10 ditë burgim nga gjykata greke. Akuzat që rëndojnë mbi futbollistin 27-vjeçar janë abuzim verbal, sulm ndaj policisë dhe përpjekje për ryshfet ndaj policisë helene. Bashkë me të, u shpallën fajtorë dhe u dënuan me 13 muaj burgim vëllai dhe shoku i Harry për të njëjtat akuza.

Avokati grek i policëve të sulmuar nga Maguire deklaroi se ylli i Man Utd duhet të ulë kokën nga turpi për ‘gënjeshtrat’ e sajuara dhe shpikjen e lajmit se “shqiptarët që u përpoqën t’i përdhunojnë motrën”. Sipas deklaratës së Harry Maguire, shqiptarët i kishin ngacmuar motrën. Por avokati i policëve grekë, Ioannis Paradissis, tha se kjo ishte një histori e turpshme dhe e sajuar nga futbollisti anglez dhe miqtë e tij, pasi asnjë teori e tillë nuk është e vërtetë.

“Ai ka fyer oficerët tanë të policisë dhe bashkë me miqtë e tij plagosën 3 prej policëve. Ata u dërguan në spital, sepse u rrahën brutalisht nga Maguire, vëllai i tij Joe dhe shoku i tyre, duke trilluar një histori për shqiptarët që ngacmuan motrën e tij. Nuk kam dëgjuar kurrë gjëra kaq të ulëta. Kjo ishte përpjekje e turpshme për të mbuluar sjelljen e tyre të neveritshme dhe një fyerje për shqiptarët dhe për policinë greke”.

Ylli i United, me një vlerë prej 85 milion euro, u kthye në Mbretërinë e Bashkuar, ku ishte në planet e Gareth Southgate për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Por vendimi i gjykatës ka anuluar planet e futbollistit, pasi Gareth Southgate e ka larguar nga kombëtarja angleze, pas shpalljes fajtor nga gjykata greke.

Në një deklaratë të lëshuar këtë mbrëmje, Southgate tha: ‘Në dritën e zhvillimeve të fundit mund të konfirmoj se kam larguar Harry Maguire nga skuadra e Anglisë për ndeshjet kundër Islandës dhe Danimarkës. Siç thashë më herët sot, unë rezervova të drejtën të rishikoja situatën. Duke folur me Manchester United dhe lojtarin, kam marrë këtë vendim në interesin më të mirë të të gjitha palëve dhe duke marrë parasysh ndikimin që mund të ketë te ekipi.’

Maguire ka deklaruar këtë pasdite që beson në pafajësinë e tij dhe do procedojë me apelim e vendimit të gjykatës greke. ‘Pas seancës dëgjimore sot, unë e udhëzova ekipin tim juridik me efekt të menjëhershëm të informojë gjykatat që vendimi do apelohet. Unë mbetem i sigurt në lidhje me pafajësinë tonë në këtë çështje – pasi unë, familja dhe miqtë e mi jemi vetëm viktima.”

Vëllai i Maguire, Joe i cili luan për amatorët e Ilkeston Town, u shpall gjithashtu fajtor për sulm ndaj policinë dhe ryshfet ndërsa miku i tyre, Christopher Sharman, u shpall fajtor për dy akuza sulmi dhe një tjetër të abuzimit verbal.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0