Duke e quajtur një “gjobë proporcionale dhe parandaluese”, Komisioni Europian, i cili vepron si vëzhgues i konkurrencës në BE, tha se Facebook nuk kishte mundur të krijonte përputhshmëri automatike midis llogarive të përdoruesve në Facebook dhe llogarive të përdoruesve në WhatsApp, por dy vite më vonë filloi një shërbim që bëri pikërisht atë.
Facebook bleu WhatsApp, i cili tani ka më shumë se 1 miliardë përdorues në më shumë se 180 vende, për 22 miliardë dollarë në vitin 2014.
Komisioni vlerëson se kjo proçedurë teknike ishte e mundur dhe në 2014 dhe stafi i Facebook ishte në dijeni të kësaj.
Facebook përmes një deklarate tha se gabimi i bërë në 2014-tën nuk ishte i qëllimshëm.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto