Gjithçka që duhet të dini rreth prezantimit të Apple gjatë konferencës WWDC 2018

Gjithçka që duhet të dini rreth prezantimit të Apple gjatë konferencës WWDC 2018


Apple prezantoi se çfarë po ndodh me iPhone, Mac, Apple Watch dhe Apple TV.

Gjatë konferencës së saj për zhvilluesit në botë, Apple detajoi versionet e fundit të sistemeve operative: iOS 12, macOS Mojave, WatchOS 5 dhe tvOS 12.

Përditësimet përfshinin mënyra të reja për përdorimin e Sirit, përditësimin e aplikacioneve të vjetra dhe karakteristikat e shumëpritura, si modaliteti Dark për Mac dhe grupi i thirrjeve telefonike i quajtur FaceTime.

BusinessMag në këtë artikull ju sjell çdo gjë që ju duhet të dini rreth prezantimit të Apple gjatë konferencës:

iOS 12

Siç parashikohet, versioni i ardhshëm i iOS-it është mbi performancën dhe stabilitetin, që do të thotë se nuk do të marrim dhe aq shumë funksionalitete të reja si në vitet e kaluara.

Animoji të reja janë gjithashtu rrugës, ashtu siç është një funksionalitet i ri i BitMoji, i quajtur Memoji. FaceTime gjithashtu po merr mbështetjen për thirrjet video në grup. Realiteti i shtuar gjithashtu po përmirësohet, me ARKit 2, i cili do të mbështesë lojërat me shumë lojtarë.

Memoji është versioni Apple i Bitmoji.

Nuk pati përditësime të mëdha për Siri, por Apple po thellon integrimin e saj me aplikacionet e palëve të treta, në sajë të një funksionaliteti të ri të quajtur Siri Shortcuts, i cili ju lejon të vendosni shortcut-et specifike të aplikacioneve për t’u përdorur me asistentin.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm: nëse keni një telefon të vjetër dhe e përditësoni në iOS 12, ai nuk do ta ngadalësojë telefonin tuaj.

macOS Mojave

Me versionin më të ri të MacOS-it, Apple ka ardhur fuqishëm me macOS Mojave. Përditësimi përfshin një “modalitet dark” të sistemit (sytë tuaj do ju falënderojnë për këtë), si dhe një Mac App Store të ridizejnuar.

Në Safari, Apple njoftoi veçori të reja të privatësisë që synojnë uljen e mundësisë që website-t t’ju gjurmojnë. Craig Federighi i Apple detajoi se si versioni i ri i Safari do të parandalojë që butonat like dhe koment të gjurmojnë përdoruesit.

Ka edhe mjete të reja për të bërë screenshot, gjë që e bën punën mjaft të thjeshtë. Inçizimi i ekranit dhe mjetet e Markup gjithashtu do të ndërtohen në screenshots.

Dhe, pasi të keni marrë screenshotet tuaja, ato nuk do të jenë më rrëmujë në desktopin tuaj, pasi me një funksionalitet të ri të quajtur “Stacks”, automatikisht mund të organizoni desktopin tuaj duke i grupuar në skedarë.

Së fundi, Apple zbuloi një plan që lejon zhvilluesit të sjellin aplikacionet iOS në Mac, duke filluar me një pjesë të vogël të aplikacioneve Apple: News, Stocks, Voice Memos si dhe Home.

WatchOS 5

Apple Watch po merr funksionalitete të reja me versionin e ardhshëm të WatchOS. Midis tyre: njoftimi automatik i stërvitjes, kështu ora juaj do të mund t’ju njoftojë për stërvitjen tuaj kur harroni ta nisni vetë, si dhe do të sjellë mënyra të reja për ecjen dhe joga.

Veç kësaj, karakteristikat e reja të gjurmimit ju ndihmojnë të mbani gjurmët më të mira të statistikave, duke përfshirë aftësinë për të gjetur ritmin tuaj të hapit dhe ritmin e rrotullimit gjatë miljeve.

Nëse keni miq, të cilët gjithashtu kanë një Apple Watch, së shpejti do të keni një mënyrë të re për të komunikuar. Apple po shton një veçori të “walkie talkie” që ju lejon të përdorni Apple Watch për të biseduar me miqtë si një radio dore (me kusht që të keni një lidhje Wi-Fi).

tvOS 12

Apple nuk pati shumë për të thënë për Apple TV dhe tvOS, por platforma po merr disa përditësime. Veçanërisht, një veçori e re do të zbulojë automatikisht ofruesin tuaj kabllor, kështu që nuk do t’ju duhet më të identifikoheni në mënyrë manuale me aplikacionet streaming – diçka që Apple i quan “zero sign-on”.

Apple TV gjithashtu do të shfaqë një screensaver që përmban imazhet e shkrepura nga astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0