Gjërat më të rëndësishme që duhet të shikoni në një etiketë vere - Business Magazine Albania

Gjërat më të rëndësishme që duhet të shikoni në një etiketë vere


Me zgjedhjet e pafundme të varieteteve, periudhave dhe territoreve blerja e verës mund të jetë një fushë vërtetë e minuar. E kush nuk e shijon një gotë verë të mirë, qoftë kjo një e kuqe Kabërnet, një Tokai apo një e bardhë Riesling.

Si rezultat, shumë prej nesh përfundojnë duke parë etiketat, duke shpresuar për një grimë informacioni që mund të zbulojë sekretet brenda verës.

Lexoni: Kantina Alimani, një emër i ri në tregun e verës në Shqipëri

Tani që jemi dhe në prag të festave të fundvitit është koha e duhur për të zbuluar disa sekrete në përzgjedhjen e verës që do pimë.

Shikoni për rekomandimet e përgjithshme në lidhje me shoqërimin e ushqimeve

Vera dhe ushqimi shkojnë bashkë. Në përgjithësi është mirë që të blini një verë që iu rekomandon në etiketë ushqimet me të cilat mund të shoqërohet. Nëse në etiketë lexon ‘shkon me pastat’ dhe sugjerime të tjera shumë të përgjithshme, kjo mund të nënkuptojë se është një verë shumë neutrale që do të shkojë me shumicën e ushqimeve.

Kontrolloni nivelin e alkoolit

Nuk është zakonisht diçka që shumica prej nesh mendojnë të bëjnë, por kontrollimi i përqindjes së alkoolit mund të jetë një tregues i mirë se sa e ëmbël është një verë.

Përqindja e alkoolit në verë nuk ka të bëjë aspak me cilësinë e saj. Ajo që më shumë ka rëndësi është shija e përzierë e alkoolit me të tjerë elementë tipike të verës. Por ka dhe përjashtime nga kjo pikë.

Lexoni: 7 ushqimet që personifikojnë stinën e verës…

Në përgjithësi, nëse keni një nivel shumë të ulët të alkoolit në një verë të bardhë, ndoshta është një tregues se ka mbetur pak sheqer në verë që nuk është fermentuar.

Viti i prodhimit ka rëndësi

Në vlerësimin e një vere ndihmon shumë edhe kontrollimi i etiketës mbi vitin e prodhimit të saj. Sipas vitit, zakonisht ndryshojnë dhe çmimet e verës që do të zgjidhni. Vera sa më e vjetër të jetë, aq më e mirë është. Vera e kuqe, zakonisht duhet të vjetërohet për disa vite, për të zhvilluar shijen e saj.  Mund të merrni një shishe verë të kuqe, duke e ruajtur atë për një deri në dy vjet për një shije më të këndshme. Por mos harroni, jo të gjitha verërat vjetërohen. Disa verëra shijohen kur janë relativisht të reja. Disa të tjera arrijnë aromë të mirë në vitin e parë ose të dytë.

Mos u shqetësoni nëse varieteti i rrushit nuk është i listuar në etiketë

Një verë e caktuar mund të prodhohet në një vend që ndoshta nuk ka lidhje me varietetin e rrushit, pra me vendin ku rritet rrushi, çka do të thotë që varietete të caktuara të rrushit mund të rriten në të gjithë botën dhe madje do të shijojnë të ndryshme kudo që janë rritur.

Lexoni: OV Nutrition, sipërmarrja e motrave Viso që beson tek produktet e shëndetshme

Prandaj, nuk është arsye për të mos e pëlqyer një verë nëse nuk shihni varietetet e rrushit të listuar; ka në fakt një sërë faktorësh të tjerë që mund të ndryshojnë plotësisht shijen e asaj që ju jeni duke pirë, duke përfshirë aty vendin e prodhimit.

Zona të ndryshme nxjerrin verëra të ndryshme, të cilat sjellin shije dhe aroma të shumëllojshme duke përcjellë vlerat e rrushit dhe territorit ku kultivohet. Etiketa na dëshmon mbi përqindjen e alkolit, llojin e rrushit dhe temperaturën e shërbimit.

Në fund si gjithmonë, një kërkim i thjeshtë në Google mund t’iu shpëtojë ditën.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0