7 ushqimet që personifikojnë stinën e verës...

7 ushqimet që personifikojnë stinën e verës…


Shkruar nga Kostandin Feshti

Stina e verës ka mbërritur dhe me të edhe vapa. Ka shumë nga ata persona, të cilët e pëlqejnë verën për shumë arsye, por e “urrejnë” atë për sa u përket ushqimeve.

Kjo ndodh sepse nuk dimë se çfarë të hamë. Të hash supë apo gjellë të gatuar nga vetë mamaja, pas gjysmë ore të zë vapa. Të hash vetëm ushqime të ftohta, të zënë bajamet.Të hash shumë, je munduar gjithë dimrit për atë trup. Të hash pak, e ke mendjen tek ushqimi. Prandaj duhet gjetur një e mesme e artë. Kjo e mesme mund të krijohet fare mirë nga një kombinim ushqimesh, sa të mira, aq edhe të shijshme dhe të përshtatshme për këtë stinë.

Disa nga këto ushqime janë:

  1. Akullore

Në qoftë se ka një ushim, i cili i lajmëron njerëzit se “summer is here” është akullorja. Sot ka shumë mundësi të hash akullore të mira, të shijshme, por në të njëjtën kohë edhe të shëndetshme. Akullore pa gluten, akullore për persona, të cilët vuajnë nga sëmundja e diabetit, akullore dietike me përmbajtje të vogla sheqeri dhe ngjyruesish. Pra, nëse doni ta shijoni verën dhe të provoni shijen e saj, akullorja është ushqimi i duhur për ju.

  1. Frutat, pjepër, avokado

Një ushqim i cili sot “të rrit” vlerat në shoqëri është fruti i avokados. Fruti i gjithë blogerëve, shoqëruesi i të gjitha pjatave në restorantet më me emër. Rekomandohet sidomos në stinën e verës, por shumë fruta të freskët në verë, të prodhuara në vend janë mëse të mirpritur. Pjepri është një prej tyre. Kush do të hajë në verë dhe të rëndohet…Askush.

Lexoni: Ushqehemi shëndetshëm?! Ndiqni këto këshilla

  1. Sallat e ftohta

Një nga ushqimet që po bëhet pjesë e çdo menuje, janë sallatat e ftohta. Sallata me fruta, sallata me ingridientë të nxjerrë direkt nga frigoriferi. Sallata të strukturuara me perime, por të shoqëruara edhe me fruta, të cilat përmbajnë freski brenda vetes. Dhe nëse do një ushqim, i cili të duket bukur ne instagram ( pasi sot ajo ka rëndësi ), një sallatë e vogël, e ftohtë, mund të marrë një “like” të madh.

  1. Pastat e ftohta

Mbetemi tek të ftohtat. Kësaj rradhe do të flasim për pastat e ftohta. Ka shumë vende, të cilat e realizojnë këtë lloj paste në mënyrë fantastike. Janë akoma edhe më të mira në momentin që shoqërohen me salca të ndryshmë, të cilat e pasurojnë shijen e pjatës.

Lexoni: Pjatat që nuk duhet të porosisni në restorant, sipas shefave të kuzhinës

  1. Granita

Ka një trend aq të shijshëm dhe aq freskues saqë këto të mësipërmet duhet të mundohen akoma edhe më shumë për të qënë në nivelin e saj. Në nivelin e “Granitës”. Një pije e përbërë nga akull i thërrmuar, me shije të ndryshme, është tamam shoqëruesi i të nxehtit të qytetit, por edhe i të nxhetit të plazhit. Pra, me këtë pije je i freskët në cdo moment.

  1. Limonatë

Shkurt, pastër dhe qartë. Do të kesh një freskues gjatë verës, mos kërko më larg se një limonatë. E ftohtë, e shijshme, e kënaqshme për syrin ( dhe për instagramin), është një nga zgjedhjet e duhura që dikush mund të bëj këtë verë.

  1. Drithërat

Në qoftë se ka diçka që të ngop, të ndihmon për të mos qënë i fryrë, për t’u holluar (e kush nuk do të rrijë i hollë gjatë verës), janë tasat me kombinime drithërash dhe frutash. Quhen ndryshe “pjata vegane”, pasi janë të përbërë nga kosi, frutat dhe drithërat. Janë të shijshme dhe ushqimi që të bën ty të ndihesh si një peronazh publik, pasi ky është ushqimi i showbizz-it. I nxirë nga dielli, duke ngrënë një kombinim të shëndetshëm drithërash, tavolina ngjitur me ty gjatë mëngjesit do të të kërkonte foto dhe autograf. Prandaj jepuni një shans edhe drithërave këtë verë.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0