Gjenerata Z po kupton se përkufizimi mbi 'puno fort' nuk funksionon - Business Magazine Albania

Gjenerata Z po kupton se përkufizimi mbi ‘puno fort’ nuk funksionon

Gjenerata Z

Fëmijët u tregojnë mësuesve se duan të jenë influencers dhe video gamers. Mësuesit mbështetin idenë se ka një alternativë tjetër për të hequr dorë nga një orar i caktuar nga dikush tjetër.

Disa javë më parë pashë një video në TikTok të një gruaje të re ulur në makinën e saj duke qarë, sepse ajo sapo kishte mbaruar turnin e saj në punën e saj të re 9–5 dhe është e shkatërruar pasi e kupton se kjo është ajo që i duhet të bëjë për pjesën tjetër të jetës së saj.

Ne po i bëjmë fëmijët të kalojnë vitet formuese të jetës së tyre duke memorizuar fakte për t’i përgatitur ata për punë që nuk do të ekzistojnë. Pavarësisht nga provat që dëshmojnë të kundërtën, ne ende po u themi atyre se ëndrra e tyre për të qenë një krijues në mediat sociale ose për të zotëruar biznesin e tyre në internet nuk është praktike, dhe se ata duhet të mësojnë të jenë ‘realistë’.

Kjo me të vërtetë ta shpif, sepse përkufizimi ynë i ‘realistit’ përfshin nxitjen e fëmijëve në shuma të pakapërcyeshme borxhi, vetëm për t’i shtyrë të bëjnë një punë që mezi mbulon qiranë. Dhe atëherë ne acarohemi kur ata nuk janë mirënjohës për këtë.

Po bëhet gjithnjë e më e qartë se të puuarit fort shpesh nuk paguan aq sa duhet. Dhe një numër në rritje i të rinjve të njohur me teknologjinë po e kuptojnë këtë.

Lexoni: Gjenerata Z me shumë pasoja nga COVID – 19

Reklamimi tradicional po shuhet. Njerëzit nuk duan të blejnë gjëra nga markat, ata duan të blejnë gjëra nga njerëzit që u pëlqejnë.

Kjo shpjegon pse Etsy sapo pagoi 1.6 miliardë dollarë për Depop, një platformë për shitjen e veshjeve të përdorura, ku më pak se 90% e përdoruesve aktivë janë nën 26 vjeç.

Një nga gjërat e para që do të vini re në lidhje me Depop është se duket më shumë si një rrjet social sesa një faqe në internet. Inkurajon në mënyrë aktive përdoruesit e saj të ndërtojnë markën e tyre dhe të reklamojnë dyqanin e tyre në Instagram. Disa shitës kanë përdorur platformën për të ndërtuar biznese me pesë shifra.

Gjenerata Z ka treguar se ata do të punojnë jashtëzakonisht shumë në diçka që u intereson, por ata janë po aq të shpejtë për të hequr dorë nga diçka që nuk u shërben më. Punonjësit po e refuzojnë sistemin duke lënë punën e tyre në vend që të kthehen në zyrë. Tërheqja e fundit e Naomi Osaka nga French Open përfaqëson një lëvizje të re nga Gjenerata Z, të cilët po i japin përparësi shëndetit të tyre mendor mbi punën.

Për më tepër, të rinjtë e sotëm janë jashtëzakonisht kritikë ndaj kapitalizmit dhe shoqërisë në të cilën jetojmë, dhe ata do ta kuptonin se nuk ka diçka të tillë si besnikëria ndaj kompanisë. Atyre nuk u intereson pica falas, një PlayStation në zyrë, ose një seancë spa falas. Ata duan punë kuptimplotë, fleksibilitet dhe më shumë kohë të lirë. Mbi të gjitha, të paguhen ashtu siç e meritojnë për vlerën që ata ofrojnë.

Lexoni: Gjenerata Z, sfida të reja për edukimin

/aimee-pearcy

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0