Gjenerata Z, sfida të reja për edukimin

Gjenerata Z, sfida të reja për edukimin


Shkruar nga dr. Rudina Lipi, profesore në Departamentin e Ekonomisë pranë Kolegjit Universitar “Pavarësia” Vlorë.

Nëse jeni një mësues ose profesor ju duhet patjetër të shpenzoni pak kohë për të menduar rreth gjeneratës Z, ose asaj që shumica e quajnë “brezi i internetit”. Duke qenë se sot profesorët e një farë moshe kanë edukuar më së shumti gjenerata të shkuara, duhet patjetër të përditësohen me karakteristikat e këtij brezi dhe të mund të konsiderojnë zhvillimin e teknikave të ndryshme të mësimdhënies që u përshtatet arritjes së objektivave të edukimit.

Realisht sot të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar janë të kësaj gjenerate, por jo vetëm, edhe vetw studentët e viteve të para janë të kësaj gjenerate. Në përpjekje për të kuptuar mënyrën sesi nxënësit dhe studentet e sotëm mwsojnë dhe nxënë, por edhe për të motivuar mendimin kritik tek studentët që janë ulur për herë të parë në bankat e universitetit (të cilët padyshim që përfaqsohen nga e ashtuquajtuara gjenerata Z), le tw shohim se disa karakteristika dhe cilësi rreth mënyrës sesi kjo gjeneratë raportohet në botwn ku jeton. Duhet theksuar se është një fushë për të cilën duhet të shprehen më së miri neuroshkencwtarwt, psikologët, si dhe të tjerë specialistë të zhvillimit dhe edukimit.

Çfarë përfaqësojnë brezat ose gjeneratat?

Nëse i referohemi shoqërisë shqiptare këtë term e dëgjojmë shumë rrallë, ndërsa njerëzit e thjeshtë për të referuar këtë brez përdorin termin “brezi i internetit”.

Këto lloj klasifikimesh duken si premature për një vend në zhvillim, ku ccdo fenomen shpjegohet ende me fatin, riskun, traditën, kulturën, normën zakonin etj. dhe këtyre fenomeneve nuk iu rezevohet asnjë shpjegim shkencor.

Megjithatë, njohja e gjeneratave duhet të konsiderohet fort, edhe prej marketingut, vendimarrësve publikë, sistemit të edukimit, familjes, sistemit shoqëror etj.

Njohja dhe klasifikimi i njerëzve sipas brezave në perspektivën sociologjike nuk është një qasje që në Shqipëri ndodh shpesh, përveçse në ligjëratat në auditore.

Gjenerata Z, dallon prej gjeneratave familjare, pasi pwrfaqwson individë ose njerëz me moshë të përafërt, të cilët kanë përjetuar ngjarje të rëndësishme historike gjatë një periudhe kohe. Referuar teorisë së Mannheim, brezat përfaqwsojnë vetëdijen sociale dhe perspektivën e të rinjve gjatë maturimit të tyre në një kohë dhe vend të caktuar. Dhe sigurisht që gjatë kësaj periudhe duhet të ketë zhvillime historike, tw cilat i gjejnë këta individë në rininë e tyre, çka gdhend jetën e tyre në vijim prej këtyre eskperiencave dhe ngjarjeve në moshë të re. Ndaj nëse një gjeneratë ose brez arrin të shfaqë një vetëdije të dallueshme do të varet pikërisht nga ritmi i këtyre ndryshimeve shoqërore.

Kush është “Gjenerata Z”?

Sipas  AICPA.org me këtë term përcaktohen individët që kanë lindur pas vitit 1995, dhe sigurisht sipas klasifikimit sociologjik ata janë të ndryshëm nga parardhësit e tyre të quajtur “Millenials”.

Por, individët që përfshihen në gjeneratën Z, nuk janë “mini-Millenials”, pavarësisht se “Millenials” përfshijnë brezin e parë dixhital. Dhe me së miri këtë klasifikim mund ta dëshmoj një prind i cili ka disa fwmijë të dy gjeneratave:

  • Fëmijë të brezit “Millenials” të lindur para vitit 1995
  • Si dhe femijë të “Gjeneratës Z” lindur pas vitit 1995

AICPA.org shpjegon se nëse gjenerata “Millenials” është gjenerata ose brezi i parë i internetit. Gjenerata Z ka më shumë akses në aplikacionet të cilat sigurojnë përgjigje dhe feedback të çastit.

-Prindërit dëshmojnë: se ata mund të aksesojnë një “smart device” çdo 7 minuta, si dhe të menaxhojnë katër ose pesë ekrane në të njëjtën kohe.

– Ndërsa mësuesit shprehen se gjenerata Z është më konfuze se ‘Millenials”, dhe se truri i tyre është me tepër i përgatitur për të dhënë dhe për të marrë bits dhe bytes.

Cilat janë disa nga karakteristikat e nxënësve të gjeneratës Z?

  • Ata kanë një mentalitet dixhital të të kuptuarit (“Think Digital”).
  • Leksionet e gjata nuk janë për ata, ata janw të krijuar për “multitasking”, ndaj për t’i bërë këta nxënës ose studentë të interesuar dhe të vemendshëm në klasë duhet të përdoren teknika të ndryshme mësimdhënie.
  • Ata kërkojnë komunikim dhe feedback të çastit, çka mund të arrihet me lehtësi përmes Skype, facetime etj. (siç është përshkruar ne org), një fakt që mësuesit dhe pedagogët duhet ta marrin në konsideratë.
  • Ata janë me të zënë se parardhësit e tyre, pra kanë një skedul plot aktivitete, ndaj duhet që çdo koncept i ri të jetë i prezantuar për rëndësinë që ka dhe sesi ai mund të aplikohet në botën reale, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të tërheqw vëmendjen e këtyre nxënësve për ta përqafuar si koncept, si dhe për ta aplikuar etj.

Sipas donohuelearning.com gjenerata Z përfshin të lindurit “në fillimet e 2000 deri në fillimet e 2020”.

Çka do të thotë se nëse i referohemi këtij përcaktimi për popullatën shqiptare të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar dhe shumica e studentëve aktualw i përkasin kësaj gjenerate.

Gjenarata Z, mësimnxënia dhe mësimdhënia

  • Nga studimet rezulton se “Gjenerata Z” përfaqësohet nga nxënës dhe studentë të etur dhe të zhytur në botën e teknologjisë, ndërkohë që aftwsitë e nxënies së shekullit të 21-të përfshijnë: mendimin kritik, komunikimin, të menduarit kreativ, si dhe bashkëpunimin.
  • Nëse e vëme re, ky brez tashmë në pjesën më të madhe të kohës komunikon në komunitete online dhe madje në këtë mënyrë përgatitet edhe për detyrat e shtëpisë. Kjo do të thotë se ky brez përmes teknologjisë mund t’i menaxhojë të katër këto aftësi në të njëjtën kohë, çka progreson edhe nxënien e tyre në krahasim me gjeneratat e tjera, nëse realisht përdoren metodologjitë që i shkojnw përshtat kësaj gjenerate.
  • Pra ajo çka duhet të bëjmë si edukatorë të brezit të ardhshëm është që këta nxënës të etur t’i edukojmë sipas nevojave të tyre, të mos harrojmë “se ata nuk e kujtojnë apo e mbajnë mend botën pa teknologji” (siç është përshkruar edhe në com).

Pra, duhet të kuptojmë se ky brez e percepton botën vetëm përmes teknologjisë, dhe përsa u përket studimeve shpjegohet se ndër të gjitha gjeneratat, “Gjenerata Z” është brezi më i aftë për t’u vetëinformuar, vetëmësuar. Referuar kësaj mënyre nxënie sipas studimeve për nxënësit amerikanë, vihet re se 33% e tyre i ndjekin leksionet online, 20% e tyre i lexojnë tekstet e librave në tablet, si dhe 32% e tyre mësojnë dhe bëjnë punë online në grup me shokët e tyre të klasës (slideshare.net).

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0