Gabimet kryesore në marketing që sipërmarrësit dhe pronarët e bizneseve të vogla duhet të shmangin. - Business Magazine Albania

Gabimet kryesore në marketing që sipërmarrësit dhe pronarët e bizneseve të vogla duhet të shmangin.

Termi “gabime” ka një konotacion negativ. Ju morët një vendim ose zbatuat diçka që nuk shkoi siç ishte planifikuar dhe tani duhet të përballeni me pasojat. Gabimet e marketingut, madje edhe ato që duken masive në këtë moment, përfundojnë vetëm si pengesa të përkohshme. Në fakt, ato zakonisht përfundojnë duke qenë eksperienca pozitive, sepse ju japin mësime të vlefshme se si të përmirësoni mendësinë e biznesit ose marketingut tuaj.

Fatkeqësisht, jo të gjitha gabimet janë kaq të padëmshme. Disa nga këto gabime në fushën e marketingut në fakt mund t’i bëjnë dëm fushatës tuaj afatgjatë. Thjesht duhet të keni kujdes që të mos bëni një gabim kaq të madh, sa t’ju kushtojë kompaninë tuaj. Siç mund të mësoni, shumica e këtyre gabimeve janë veçanërisht të dëmshme sepse nuk janë të dukshme, është e lehtë të rregullosh një postim në blog me një gabim drejtshkrimi ose çështje saktësie, por kur ke një keqkuptim thelbësor të praktikave më të mira të marketingut, mund të krijosh dëm të pariparueshëm për markën dhe kompaninë.

Nëse jeni një sipërmarrës ose pronar i biznesit të vogël, provoni dhe shmangni këto gabime të marketingut të cilat mund të dëmtojnë vërtet markën dhe biznesin tuaj.

Ne mund të bëjmë vetë brandimin tonë. Të përpiqeni të marketoni biznesin tuaj pa një strategji marke është si të bëni një festë në shtëpi dhe mos t’i tregoni askujt adresën. Marka juaj shërben si një themel i identitetit për klientët e rinj dhe të vjetër. Duhet të nënvizojë dhe informojë të gjitha mesazhet që vendosni, nga përmbajtja e faqes suaj të internetit te imazhet në banderolën tuaj në Facebook. Kur njerëzit e shohin markën tuaj, vërejnë logon tuaj, vënë re stilin tuaj të të folurit dhe fushën e ekspertizës, ata do të formojnë një opinion të markës për biznesin tuaj. Nëse vërtet nuk e kuptoni brandimin, mos bëni sikur dini, thërrisni ekspertët.

Lexoni: 5 mënyra për t’u bërë një folës më i mirë

Të gjithë janë klientët e mi. Ju duhet të zgjidhni për kë dëshironi të reklamoni, por shumë pronarë të bizneseve bëjnë zgjedhjen e thjeshtë, reklamoni tek të gjithë. Mbi të gjitha, “të gjithë” janë audienca më e madhe e mundshme, kështu që ofrojnë kthimin më të madh të mundshëm, apo jo? Gabim! Edhe nëse mund të përdorni në një farë mënyre një përzgjedhje të platformave për të dhënë një mesazh specifik për të gjithë botën, ai mesazh do të ishte shumë i përgjithshëm për të gjithë popullatën për ta vlerësuar ose mbajtur mend. Nëse doni të dalloheni, duhet të jeni unik dhe nëse doni të bëni përshtypje, duhet të jeni specifik. Të qenit unik dhe specifik kërkon që ju të krijoni mesazhe posaçërisht për një segment të tregut në një kohë të caktuar.

Ju nuk jeni klienti juaj. Thënë këtë, ka disa tregtarë që e kuptojnë se duhet të krijojnë mesazhe për segmente specifike të audiencës, por ende nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë në mënyrë efektive. Në përgjithësi, kjo është për shkak se ata kanë bërë supozime të gjera për audiencën e tyre të synuar, në vend që të mbështeten në të dhëna dhe kërkime për të mbështetur idetë e tyre. Nëse jeni një sipërmarrës 40 vjeçar ose pronar i biznesit të vogël dhe gjenerata Z është klienti juaj i synuar, mos supozoni se i njihni ata. Studimi i tregut, të dhënat dhe tendencat e klientëve janë rruga juaj e vetme drejt së vërtetës.

Krijoni një bum të madhe marketingu. Investimi i suksesshëm në një fushatë marketingu kërkon një ekuilibër të kujdesshëm. Investimi i shumë parave në fillim të fushatës suaj, para se të njihni nga afër audiencën tuaj të synuar, mund të krijojë humbje të tepërta. Ju ende nuk e dini se cilat platforma të marketingut funksionojnë më mirë, sepse nuk keni pasur mundësinë t’i provoni dhe në thelb po luani kumar për atë që mendoni se mund të funksionojë në favorin tuaj. Nga ana tjetër, investimi shumë pak do t’ju lërë me pak rezultate, dhe të dhëna të pamjaftueshme për të formuar ndonjë përfundim kuptimplotë. Pura Vida, një kompani mode, në ditët e tyre të hershme të fillimit, përsosi testimin e mesazheve dhe platformave të ndryshme para se të gjenin një formulë fituese. Sapo e kuptuan se çfarë funksionon, ata u përfshinë në të gjithë në fushatat e tyre të marketingut dhe filluan të shpenzonin.

Eksperimentet e vogla nuk ia vlejnë. Marketingu nuk është një lojë ku gjuan dhe qëllon në shenjë, pa marrë parasysh se sa dëshirojmë të jetë. Është një lojë e vendosjes dhe rivendosjes së pritshmërive, duke iu afruar asimptotikisht një strategjie “perfekte”, pa arritur plotësisht atje. Mënyra e vetme për tu bërë më mirë është duke eksperimentuar; duke provuar gjëra të reja dhe duke qenë të guximshëm me strategjitë tuaja, për të parë se cilat funksionojnë dhe cilat dështojnë. Nëse nuk po eksperimentoni në mënyrë aktive, nuk mund të mësoni dhe të përmirësoheni dhe kjo do të thotë që do të qëndroni të fillestar në përpjekjet tuaja të marketingut. Asnjëherë mos përjashtoni një strategji të marketingut nëse nuk keni të dhëna që e ilustrojnë atë si joefektive dhe mos e refuzoni kurrë një mundësi për të mësuar më shumë rreth markës tuaj dhe klientëve.

Shmangia e këtyre gabimeve të marketingut mund të duket si diçka e kuptueshme. Por sa sipërmarrës dhe pronarë të bizneseve të vogla njohim që kanë rrënuar të gjithë strategjitë e tyre të marketingut për shkak të disa nga gabimeve të renditura më sipër. Nëse me të vërtetë nuk e dini marketing, atëherë ndërtoni rrjetin tuaj me këshilltarë dhe ekspertë të marketingut. Vetëm mos harroni, ju keni pushtet mbi  rekomandimet që ju japin. Balanconi këshillat e tyre me njohuritë tuaja për tregun, tendencat dhe përvojën tuaj deri më tani. Pastaj merrni një vendim të mirëmenduar. Dhe nëse ende nuk jeni i sigurt, bëni një provë të vogël marketingu.

FORBES

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0