Fuqia e numrit 3! - Business Magazine Albania

Fuqia e numrit 3!


Numrat janë kudo, por a e dini se numri tre mund të përdoret për të rritur impaktin e prezantimeve tuaja me shkrim dhe me gojë?

“Mos vallë në këto momente jeni duke menduar pse qenka kështu?”

Epo, gjithçka ka të bëjë me mënyrën se si e perceptojmë informacionin.

Për shembull …

Nëse do të donit të më bindni për të blerë një orë ari që keni për të shitur, një arsye nuk ka gjasa të më mbushë mendjen. Shto një arsye të dytë dhe mund të jem më afër bindjes – por ndoshta do të përfundoj vetëm me krahasimin e dy arsyeve. Por, shtoni një arsye të tretë … dhe mund të keni goditur në shenjë!

Kjo metodë njihet si ‘Rregulli i 3’ dhe është një mënyrë e provuar për të dhënë mesazhe të qarta dhe të paharrueshme, duke ofruar informacion të plotë për marrësit.

Lexoni: Mësoni nga prezantimi më i mirë i të gjitha kohërave

Shumë fraza të famshme përdorin ‘Rregullën e 3-it’:

  • Gjak, djersë dhe lot – Blood, sweat and tears (Sir Winston Churchill)
  • Unë erdha, pashë, pushtova – I came, I saw, I conquered (Julius Caesar)
  • Jetë, liri dhe ndjekje e lumturisë – Life, liberty, and the pursuit of happiness (Deklarata Amerikane e Pavarësisë)

Është e qartë se ekziston një magji e vërtetë në përdorimin e “Rregullit të 3-it” për të komunikuar mesazhe kyçe për audiencën tuaj.

Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Jobs u tha të pranishmëve në MacWorld 2007, se do të fliste për tre produkte inovatore, domethënë:

  • Një iPod me ekran të madh me prekje
  • Një celular revolucionar
  • Një pajisje për komunikimin në Internet

Pasi foli gjerësisht për secilin nga tri produktet dhe mori duartrokitje të zjarrta nga audienca, ai e përfundoi prezantimin e tij duke thënë:

“A po e kuptoni? Këto nuk janë tre pajisje të veçanta, ato janë një pajisje dhe ne e quajmë atë iPhone!”

Është e qartë se Steve Jobs e kuptoi fuqinë e 3-it. Dhe nëse dëshironi të jeni një komunikues i suksesshëm dhe efektiv – duhet ta kuptoni dhe ta përdorni këtë teknikë.

Ende po pyesni pse ne numërojmë deri në 3?

/Lifehack

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0