Mësoni nga prezantimi më i mirë i të gjitha kohërave

Mësoni nga prezantimi më i mirë i të gjitha kohërave


Dhe meqë jemi në sezon diplomimesh, BusinessMag ju vjen në ndihmë me atë që njihet si fjalimi më i mirë i të gjitha kohërave.

Këto janë 5 teknikat që Steve Jobs përdori për ta bërë lançimin e iPhone, magjik dhe të paharrueshëm:

1. Hyrja

Një histori e mirë ndërtohet nga 3 pjesë: hyrja, konflikti dhe zgjidhja.

Hyrja është çelësi. Ajo na njeh me personazhet dhe kushtet për ta çuar veprimin më tej.

Në prezantimin e iPhone në vitin 2007, Jobs ndërtoi një rrëfim përpara se të përmendte produktin e ri.

“Kjo është dita e madhe që kam pritur për më shumë se dy vite,” filloi Jobs.

“Herë pas here, vjen një produkt revolucionar që ndryshon gjithçka… Apple ka qenë shumë me fat. Ajo ka arritur t’i prezantojë botës disa prej tyre. Në vitin 1984 ne prezantuam Macintosh. I cili jo vetëm që ndryshoi kompaninë Apple, por ndryshoi të gjithë industrinë e kompjuterave. Në vitin 2001, ne prezantuam iPod-in e parë. Ai nuk ndryshoi vetëm mënyrën sesi ne dëgjojmë muzikë, por ndryshoi të gjithë industrinë e muzikës. Epo sot, ne po prezantojmë 3 produkte revolucionare të këtij lloji.”

Hyrja nuk duhet të jetë shumë e gjatë. Ky paragraf mori vetëm 2 minuta nga prezantimi në tërësi.

Lexoni: 5 mënyra për ta bërë prezantimin tuaj të ardhshëm të përsosur

2. Surpriza

Truri kërkon risi. Ai mërzitet shpejt dhe kërkon diçka surprizuese e të re. Jobs njihej për shtesat në fund të fjalimeve të tij.

Në prezantimin e iPhone 2007, ai e vendosi kthesën në fillim.

Fragmenti në vijim është pjesa më e ndjekur dhe më e paharrueshme e prezantimit të iPhone:

“Sot, ne po prezantojmë tre produkte revolucionare. I pari është një iPod me ekran të gjerë dhe prekje. I dyti është një telefon revolucionar. Dhe i treti është një paisje komunikimi me internet. Pra, tre gjëra: një iPod me ekran të gjerë dhe prekje, një telefon revolucionar dhe një paisje komunikimi me internet. Një iPod, një telefon dhe paisje interneti. Një iPod, një telefon… po e kuptoni? Këto nuk janë tre paisje të veçanta. Është vetëm një, të cilën ne e quajmë… iPhone.”

3. Titulli

Jobs asnjëherë nuk e prezantonte një produkt pa një fjali të shkurtër, përmbledhëse që e përshkruante mirë produktin. Një titull pikant që ju shtyn të lexoni historinë.

“Sot Apple do të rikrijojë telefonin,” tha Jobs.

Ky është titulli. Është e thjesht të dallohet titulli sepse është një fjali që përsëritet pesë herë gjatë prezantimit.

Lexoni: Mjeshtëria e shitjes (10): Pesë pikat e prezantimit të produktit

4. Personazhi negativ

Çdo histori ka një keqbërës apo një konflikt i cili kërkon një zgjidhje. Gjatë prezantimit të iPhone, Steve Jobs tregoi disa smartphone konkurrues duke përmendur pikat e tyre të dobëta.

“Problemi është se ata nuk janë inteligjent dhe nuk janë të lehtë në përdorim. Ajo që ne duam të bjëmë është një produkt me “super fuqi” që është më i zgjuar se çdo telefon tjetër dhe super i lehtë në përdorim,” tha Jobs.

Në këtë mënyrë, Jobs i la mbrapa në garë të gjithë konkurrentët duke i bërë ata personazhe negative të rrëfimit.

Klientit nuk i intereson produkti apo idea nëse ajo nuk zgjidh dot një problem real. Prandaj Jobs kurrë nuk paraqiti një produkt të ri pa përshkruar fillimisht konfliktin; problemin që ai mund të zgjidh.

5. Humori

Jobs njihej gjithashtu për sensin e humorit që përdorte në skenë. Ai dinte ta menaxhonte situatën edhe nëse ndodhte ndonjë difekt teknik duke treguar histori gazmore nga jeta e tij.

Një strategji kjo për të tërhequr audiencën duke e bërë prezantimin më interesant.

/Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #29 - Korrik 2022

Art në biznes & biznes me art

Ky numër vjen me tema të fushave të paprekura më parë nga ne.

Sipërmarrja gjendet kudo, ndaj këtë radhë u ndalëm tek industria e modës dhe kinematografia. Arti është një fushë ku mund të lulëzojnë shumë sipërmarrje të suksesshme. Përmes investimit në art, jo vetëm bëjmë biznes, por i shërbejmë shumë më tepër identitetit shqiptar, duke krijuar mundësi të promovohen e të njihen në tregje globale, vendi, kultura dhe tradita shqiptare. Pra, të hapet rruga edhe për turizëm dhe eksporte më të mëdha.

Sot vijmë me artikuj dedikuar modës, sfidave aktuale, ndikuar nga kriza e çmimeve të larta, por edhe mundësive për zbulimin e talenteve. Muza Competition, konkursi i artistëve të rinj u kurorëzua me 10 finalistë nga diaspora dhe fitoren e një vajze të re. E sapodiplomuar në Amerikë, Alisa Dudaj, spikati, duke treguar me punimet e saj talentin dhe vlerësimin e traditës. Businessmag beson tek talentet dhe synon të frymëzojë përmes tyre. Në fushën e artit ju mund të nisni një startup, ndaj në faqen kryesore sjellim stilisten e re.

Një tjetër industri që po lulëzon mes vështirësish është ajo e kinematografisë. Financat publike vendase janë të ulëta dhe kineastët kërkojnë vë…

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0