Fundi i të qënit pronar i makinës tënde

Fundi i të qënit pronar i makinës tënde


Makinat do të pësojne ndyshime të mëdha në vitet në vazhdim. Një nga ndryshimet më të mëdha: Ju me shumë mundësi nuk do të posedoni më një të tillë.

Falë shërbimeve “ride-sharing” dhe përparimit të mëtejshëm të makinave autonome, i gjithë modeli i të pasurit një makinë është duke ndryshuar dhe shumë shpejt do të jetë shumë më i ndryshëm nga ai që kemi parë në shekullin e kaluar.

Shoferët, për shembull, ndoshta nuk do të jenë më të tillë dhe në qoftë se ata vendosin të blejnë me shumë mundësi do t’a ndajnë atë me të tjerët, duke ia dhënë në përdorim personave të tjerë.

Lexoni: SAYTAXI ALBANIA: NJË SHQIPËRI E PASTËR ME MAKINA ELEKTRIKE

Ndërkohë, prodhuesit e makinave, janë duke kërkuar për rrugë të reja që të sigurojnë qëndrueshmërinë e bizneseve të tyre, në një kohë kur akoma edhe më pak njerëz janë duke bërë marrëveshje afatgjata për një makinë.

Startup-et, do të fillojnë të zhvillojnë shërbime që ky lloj modeli i ri kërkon, ndoshta edhe të krijojnë industri të reja rreth makinave autonome dhe shërbimeve “ride sharing”.

Le të bëjmë një shikim më të detajuar në ndryshimet që pritet të ndodhin dhe çfarë do të thonë ato.

Shoferë: Jo më marrveshje afatgjata

Pronësia e makinës, për një kohë të gjatë, ka simbolizuar liri dhe pavarësi. Por në të ardhmen, ajo mund të jetë e njëjtë me të pasurit një kalë sot – një “luks” i rrallë.

“Ride sharing” do të pësojë rritje të popullaritetit në një kohë që njerëzit ndihen më mirë, në një ekonomi ku gjërat ndahen me të tjerët dhe akoma edhe më shumë njerëz lëvizin në drejtim të qyteteve të mëdha ku të pasurit një makinë është një bezdi e madhe. Rreth çereku i distancave të përshkruara në Shtetet e Bashkuara mund të kryhen nëpërmjet makinave autonome dhe shërbimeve “ride sharing” deri në vitin 2030, sipas një mesatareje të llogaritur nga Boston Consulting Group. Dhe biznesi i ndarjes së mjeteve me të tjerët, mund të marri forma të reja.

Startup-e si Faraday Future nga Los Angeles parashikon të shesë abonime për një automjet, për shembull, t’i lejojë klientët e saj ta përdorin atë për disa orë në ditë, me një plan të parashikuar, me çmime të fiksuara.

Kështu, personat që kanë nevojë për një automjet për disa orë në ditë për të bërë takime ose shpërndarje të ndryshme, mund të abonohen dhe të kenë një mjet dhe shpesh të paguajnë shumë më tepër. Kompani të tjera janë duke eksperimentuar me idenë e të lejuarit të të aubonuarve të përdorimit të më shumë se vetëm një lloj mjeti për një abonim dhe kështu një përdorues mund të zgjedhi një mjet kompakt një ditë dhe një minibus një ditë tjetër në qoftë se i nevojitet më shumë hapësirë.

Lexoni: Noam Bardin CEO i Waze: “Ne mund ta bëjmë trafikun të mos ekzistojë më”

Edhe personat që përfundojnë duke blerë një makinë, mund të fillojnë ta shohin atë si një marrëveshje afatshkurtër dhe një burim të ardhurash.

Elon Musk ka thënë se ai po përgatitet të krijojë një rrjet të pronarëve të Tesla-ve që mund t’i japin me qera makinat e tyre dhe të fitojnë para. Ndërkohë, disa shoferë të tjerë janë duke e testuar këtë ide dhe duke i nxjerrë në treg makinat e tyre, në një formë si AirBnb.

Për shembull, Jeff Cohen punon për një kompani për karikimin e makinave elektrike. Gruaja e tij nuk e aprovoi idenë për të blerë një Tesla Model S, e cila kushton rreth 100.000$.

Ai e bëri atë që ta lejojë të blejë një Tesla në qoftë se do ta jepte ata me qera në një website të quajtur Turo. Duke e bërë këtë, me 189$ në ditë, gati gati plotësoi koston e të gjithë kredisë mujore dhe t’a përdorte makinën rreth qytetit të tij, kur ajo nuk ishte në shërbim. “Kjo më lejoi mua që ta blija makinën.” thotë Z. Cohen, 58 vjeç.
“Ne nuk ramë në një marrveshje që mund të blinim një makinë të tillë, pa një mënyrë që të mund t’a financonim atë.”

Turo, që pati 3 milionë persona të regjistruar për shërbimin deri në fund të muajit Maj, thotë se marka Tesla, e ndjekur nga BMW dhe Mercedes Benz janë ndër makinat më të kërkuara në faqen e tyre.

“Shumë njerëz janë duke e kuptuar se të pasurit një makinë nuk është më kosto, por aset.” – shprehet Andre Haddad, CEO i Turo.

Barriera kryesore është shumë e thjeshtë: Njerëzit duhet të kenë vullnetin të heqin dorë nga idea e të poseduarit të makinës së tyre, diçka që është fiksuar në dekadat e kaluara.

Ajo çka është më e rëndësishme në këtë vizion, është edhe idea që njerëzit do të duhet të ulen përballë timonit duke përdorur makinat autonome.

Një studim i Deloitte Consulting, thotë se mesatarisht kostoja e sotme për një milje ështe 97$ dhe mund të ulet me 2/3, në një botë të makinave autonome dhe të ndara me të tjerët.

Kompanitë kanë filluar të kërkojnë për rrugë të reja që të marketojnë mjetet dhe të tejkalojnë rezistencën psikologjike të të mos poseduarit të makinës.

Prodhues të mëdha makinash: Bëni paqe me shërbimet “on-demand”.

Për gjigandët e automjeteve, modeli i ri i pronësisë, si për makinat “tradicionale” edhe për ato autonome, bën pjesë në një kërcënim të madh.

Si rezultat i automjeteve autonome gjithashtu edhe i taksive robot, shitjet e zakonshme të makinave do të bien. Për më tepër, për shkak se automjete autonome me shumë mundësi do të jenë në rrugë më gjatë me pjesë të zëvendësueshme lehtësisht, rezultati mund të jetë dëmtues për prodhuesit e makinave të cilët kanë ndërtuar biznese rreth tyre. Aktualisht, makinat zëvendësohen mesatarisht çdo 60 muaj, sipas Experian.

Mund të ndodhë diçka e tillë si me biznesin e fluturimeve civile ku mund të gjesh aeroplanë që kanë 50 vjet që shërbejnë” – thotë Chris Ballinger, CFO dhe shef shërbimeve lëvizëse pranë Toyota Research Institute. “Nuk jam duke thënë se një makinë do të qëndrojë në shërbim për 50 vite, por po them se mund të shkojmë drejt asaj rruge, me dhjetra milionë milje dhe dekada në shërbim.

Si përgjigje, shumë prodhues janë duke u përballur me këtë rrezik, duke eksperimentuar modele të reja pronësie.

Lexoni: Apple merr patentën për makinat autonome

Një plan për t’i bërë shoferët që të blejnë një makinë, është një model i ngjashëm me atë të Elon Musk, duke i ndihmuar ata t’i japin me qera makinat e tyre. Lexus është duke testuar plane pagimi që i ndihmon financiarisht personat të blejnë një makinë të shtrenjtë, nëpërmjet një shërbimi të quajtur Getaround. Shpresa është që blerësit e rinj, të cilët kanë braktisur pronësinë tradicionale, por janë ende të tërhequr nga emrat luksozë, të jenë në gjëndje të përballojnë makina të tilla.

BMW, ndërkohë, është duke eksperimentuar me shërbimin e saj Reachnow, i cili jep mundësinë për të udhëtuar me persona të tjerë.
Anëtarët mund të kenë akses në flotën e makinave BMW dhe MINI (pronë e BMW që prej vitit 1994), në disa zona, ku ata mund të marrin mjetin i cili i nevojitet dhe ta lënë atë kudo ku ata kanë mbaruar së kryeri nevojat e tyre.

General Motors, prodhuesi më i madh i makinave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për nga shitjet, bleu një startup të quajtur Cruise Automation vitin e kaluar për një vlerë të majme prej 1 bilion $ dhe investoi 500 milionë $ në kompaninë Lyft (ride-sharing) dhe nisi gjithashtu shërbimin e saj të quajtur Maven.

Biznese të reja: Ndihmë për fuqizimin e një industrie të re

Reklama e makinave autonome do t’i japë përdoruesve më shumë kohë të lirë kur ata rrinë në makinë. Ato do të krijojnë më shumë se 250 milionë orë të lira në vit, duke krijuar të ashtuquajturën “passenger economy” nga kompania Intel. Ata publikuan një studim në muajin Qershor, ku përllogarisin mesatarisht 800 milionë $ të gjeneruara deri në vitin 2035 nga “passenger economy” dhe më shumë se 7 trilionë $ do të jenë në lojë deri në vitin 2050.

Këto shifra, i japin përgjigje pyetjes se përse kompani si Apple, Amazon apo Samsung janë duke e eksploruar këtë fushë.

Në disa raste, kjo teknologji i kthen automjetet në dhoma lëvizëse. Kështu psh. Harman International Industries Inc., e blerë nga Samsung për 8 bilionë $, prezantoi më herët këtë vit në Los Angeles vizionin e një automjeti që i kthen dritaret e makinës në projektorë dhe që e kthen atë në një kinema të vërtetë.

Industritë ekzistuese gjithashtu mund të shohin rritje si psh. industria e pijeve alkolike, konsumi i të cilave mund të rritet teksa përdoruesve të makinës, nuk do u duhet të shqetësohen më se kush do t’i çojë në shtëpi, thotë një raport i Morgan Stanley nga analisti Adam Jonas. Ai parashikon që ky treg 1.5 trilionë $ në vit, do të mund të sjellë edhe 250 bilionë $ vetëm prej makinave autonome.

Duke u kthyer tek zoti Cohen, i cili më në fund arriti të bindë gruan e tij që t’a lejojë atë të blejë një Model S, ai thotë se ekzaktësisht në dy vjetorin e blerjes së Teslës së tij, ai gati ka mundur të shlyejë pagesën e saj.

Lexoni: Ja cili është parashikimi i Elon Musk për mënyrën se si do të duken makinat pas 10 vitesh

burimi: WSJ

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0