Ja cili është parashikimi i Elon Musk për mënyrën se si do të duken makinat pas 10 vitesh - Business Magazine Albania

Ja cili është parashikimi i Elon Musk për mënyrën se si do të duken makinat pas 10 vitesh


CEO i Tesla Elon Musk tha se brenda një dekade makinat më të reja do të ndërtohen me autonomi të plotë.  

“Unë mendoj se ne do të shohim autonominë dhe inteligjencën artificiale me një avancim të jashtëzakonshëm,” tha Musk në Samitin e Qeverisë Botërore në Dubai të hënën. “Mendimi im është se në ndoshta 10 vitet e ardhshme do të jetë shumë e pazakontë që makinat të mos ndërtohen në autonomi plotësisht të pavarur.”

Makinat Tesla aktualisht po prodhohen me një sistem sensor që Musk thotë se mund të mundësojnë autonomi të plotë. Ai ka thënë më parë se Tesla ka për qëllim krijimin e një makine që të ngitet në mënyrë të pavarur në të gjithë vendin deri në fund të këtij viti.

Por vetëm për shkak se automjetet Tesla kanë teknologjinë që u mundëson autonomi të plotë nuk do të thotë se kompania është mbështjellë nga sistemi i saj i vetë-ngarjes. Tesla thotë se funksioni i saj autonom varet shumë nga sanksionimi i software-it dhe miratimi i rregullores.

Prodhuesit e tjerë të makinave kanë afate kohore të ngjashme për automjetet e tyre autonome. Ford, për shembull, ka për qëllim të hapi “Nivelin 4” për makinën e saj autonome në një mjedis komercial në 2021. Të tjerët janë duke punuar për të nisur Nivelin 3 të sistemit autonom në 2021.

Por, ndërsa makinat pa shofer do të jenë prezente së shpejti, do të duhet pak kohë para se njerëzit të ndjenjën efektin e vërtetë të teknologjisë, tha Musk.

“Ka rreth 2 miliardë makina në botë dhe kapaciteti vjetor i prodhimit total është rreth 100 milionë makina, gjë e cila ka sens pasi jeta mesatare e një makine para se të braktiset plotësisht është rreth 20 deri në 25 vjet”, shprehet Musk.

“Pra, ne jemi të ndërgjegjshëm që këto makina nuk do të kenë një impakt social te të gjithë njerëzit, sepse duhet shumë kohë për të bërë mjete të mjaftueshme autonome,” shtoi ai. “Kështu që kjo gjë mund të realizohen gjatë rreth 20 vjetëve të ardhshëm.”

Më poshtë është intervista e plotë e Musk. Ai flet për makinat autonome në minutën e 36.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0