Frymëzimi për sukses: Gent Shala dhe Tiziano Benvenuti– fjalimet që nuk duhet të humbisni - Business Magazine Albania

Frymëzimi për sukses: Gent Shala dhe Tiziano Benvenuti– fjalimet që nuk duhet të humbisni

Frymëzimi për sukses

Konventa ndërkombëtare “Suksesi është qëllimi yt” po afron, dhe këtë vit, dy folës të jashtëzakonshëm do të ndajnë me ne rrugëtimin e tyre drejt suksesit, duke sjellë histori frymëzuese dhe njohuri që mund të ndryshojnë jetën tuaj profesionale dhe personale.

Gent Shala – PUSHTIMI I BOTËS SË HR DHE UDHËHEQJES Me mbi 14 vite përvojë në sektorët e fintech, retail, konsulencë dhe marketing, Gent Shala është një lider në fushën e People Operations dhe Employer Branding. Gjatë karrierës së tij, ai ka udhëhequr me sukses kompanitë në zhvillimin e trajnimeve që kanë ndikuar mijëra individë dhe ka kontribuar në rritjen dhe efikasitetin operativ të organizatave të shumta. Përkushtimi i Gentit për përmirësimin e komunikimit dhe sjelljes organizative ka qenë çelësi i suksesit të kompanive me të cilat ka punuar. Në këtë konventë, Gent do të ndajë me ne përvojat dhe sekretet e tij për të ndërtuar ekipe të suksesshme dhe për të rritur angazhimin e punonjësve. Mos e humbisni këtë mundësi unike për të mësuar nga një prej më të mirëve në industri!

Lexo edheMëso teknikat për ta kthyer suksesin në stil jetese në konventën “Suksesi është qëllimi yt!

Tiziano Benvenuti – MENTOR PËR AGJENTËT IMOBILIARË QË ARRIJNË MAJAT Nga garazhi i tij në Pisa, Tiziano Benvenuti ka krijuar një nga kompanitë më të suksesshme në industrinë e pasurive të paluajtshme në Evropë – MMO Corporation. Me 15 vite përvojë si trajner dhe mentor për agjentët e pasurive të patundshme, ai ka formuar agjentë milionerë, duke i ndihmuar ata të arrijnë suksesin e ëndrrave të tyre. Për Tizianon, mësimi nuk ndalet kurrë – ai e konsideron veten “një student i përjetshëm.” Si fitues i çmimit prestigjioz “Dragon of the Year 2024,” ai do të ndajë strategjitë dhe filozofinë e tij për të krijuar liderë në botën e real estate-it. Mos e humbisni rastin të frymëzoheni nga një nga më të mëdhenjtë e industrisë!

Regjistrohuni tani për të qenë pjesë e kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme dhe për të marrë njohuri të çmuara nga këta dy liderë të padiskutueshëm.

konventa@denisgafuri.com | +383 49 893 693

Regjistrohu tani: 

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScMi7ZdSdcX8j61BjGLMtNKnMZWVKjBcY5_kwK6xffi_gfNEg/viewform?usp=pp_url 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0