Forcimi i kapaciteteve përmes projekteve të përbashkëta: BLUEWBC në Universitetin e Tiranës - Business Magazine Albania

Forcimi i kapaciteteve përmes projekteve të përbashkëta: BLUEWBC në Universitetin e Tiranës

Forcimi i kapaciteteve

Ndryshimet që ka pësuar edukimi dhe ofrimi i njohurive për shkak të COVID 19 por edhe të ndryshimeve të nevojave të tregut, i kanë fokusuar institucionet e arsimit të lartë drejt prioriteteve të  forcimit të kapaciteteve. Në këtë kuptim, krahas zhvillimit dhe ofrimit cilësor të dijeve, Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) duhet të gjejnë mënyra të reja të ruajtjes dhe forcimit të rolit që ato luajnë në tregun e dijeve. Kështu, përveç studimeve të tregut, rishikimit të herëpashershëm të kurrikulave, përmirësimit të cilësisë dhe metodave mësimdhënëse, raporteve me studentët dhe alumnit, rëndësi merr edhe partneriteti me IAL të tjera brenda dhe jashtë vendit, veçanërisht përmes projekteve të përbashkëta.

Universiteti i Tiranës (UT), për shkak të rëndësisë strategjike dhe rolit pionier në edukimin e lartë shqiptar, ndodhet përballë sfidave të rëndësishme që lidhen jo vetëm me forcimin e kapaciteteve kërkimore dhe rritjen e kërkimit shkencor brenda njësive bazë, por edhe me mundësimin dhe mbështetjen e ndërkombëtarizimit të tij si filozofi thelbësore dhe udheheqëse të UT.

Në kuadër të ndërkombëtarizimit, në morinë e projekteve të BE-se, ku sot UT është partner, një nga projektet që përfshin Fakultetin e Ekonomisë (FEUT), është dhe projekti “Sustainable development of BLUE economies through higher education and innovation in Western Balkan Countries – BLUEWBC”. Ky projet përbën një rrjet aktiv, cilësor, që krijon jo vetëm qëndrueshmëri brenda UT-se në rezultatet dhe outputet e tij, por rrit dhe forcon direkt kapacitetet për kërkim cilësor në njësitë bazë të Fakultetit të Ekonomisë.

Një ndër filozofitë udhëheqëse të projektit BLUEWBC, por që tregon edhe përfitimin e një rrjeti të tillë, i cili e vendos UT-në në një pozicion mjaft strategjik është: filozofi ndërkombëtare, prioritet rajonal dhe nevojë kombëtare.

Objektivi kryesor i BLUEWB lidhet direkt me faktin se si sipërmarrja dhe inovacioni mund të krijojnë mundësi për zhvillimin e qëndrueshëm në vendet që përfshihen dhe kanë potencial për Ekonominë Blu. Ky qëllim vendos 2 IAL (Universitetin e Vlorës – UV dhe UT) në vendin tonë përballë sfidës së mbështetjes së këtij objektivi që ka qasje ndërkombëtare, por veçanerisht prioritet rajonal me rëndësi thelbësore në forcimin e Ballkanit Perëndimor, si dhe një nevojë për të mbështetur qeveritë përkatëse për të realizuar këtë sfidë të tyre.

Në kuadrin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përdorimit të turizmit si instrument kombëtar për arritjen dhe mundësimin e realizimit të SDG (Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm), koncepti i ekonomisë blu është një ndër konceptet më të mbështetura edhe nga nivelet publike shqiptare, por edhe potencial real për të shpërndarë zhvillimin ekonomik dhe social në mbarë vendin. Shqipëria dhe Mali i Zi, dy vendet partnere përfitues direkt të projektit BLUEWBC, posedojnë potenciale të mëdha për të mbështetur zhvillimin e konceptit të Ekonomisë Blu në rajonin e Ballkanit. Në këtë kuadër është thelbësor roli i universiteteve si institucione mbështetëse dhe aktorë cilësorë në këtë proçes.

Koncepti i ekonomisë blu dhe zhvillimi i projekteve të tilla që përfshijnë institucione akademike, por edhe aktorë të tjerë jo akademike por të lidhur direkt me ekonominë blu, jo vetëm që rrit ndërgjegjësimin e niveleve akademike për rolin që ata kanë në këtë proçes, por mundëson në zhvillimin e konceptit brenda vendit, duke bërë që UT të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe mirëqënien sociale të vendit.

Kështu, një marrëdhënie e ngushtë e krijuar midis 2 universiteteve publike (UT dhe UV), me UoM (Universiteti i Malit të Zi) po rezulton përveçse në shtrirjen e koncepteve të inovacionit dhe sipërmarrjes në të gjithë universitetet e përfshira, por edhe me zbatimin konkret të tij brenda universiteteve. Kështu, përmes BLUEWBC, UV dhe UoM zhvillojnë fort kapacitetet e tyre në industrinë e detit, ndërsa UT në industrinë e turizmit. Përmes këtij proçesi rritet ndërgjegjësimi i UT për rëndësinë e degëve të tilla si turizmi dhe ekonomia blu, sikurse në të njëjtën kohë mbështetet edhe niveli qendror publik në mundësimin e realizimit të konceptit të marinave dhe ekonomisë blu në secilin vend. Në këtë mënyrë rriten mundësitë që të prodhohen dhe shpërndahen më shumë dije, module, lëndë, informacione dhe njohuri për inovacionin dhe sipërmarrjen në ekonominë blu dhe turizmin, do të orientohen me shumë studentët drejt nevojave të tregut dhe asaj çka po mundëson punësimin për të ardhmen si nga ana e qeverisë ashtu edhe nga sektori privat, gjë e cila do të rrisë rolin që ka UT në të gjithë këtë proçes mbështetës dhe orientues.

Universiteti i Tiranes jo vetëm që do të ofrojë më shumë dije cilësore, por veçanërisht dije të orientura nga nevoja kombëtare dhe prioritetet ndërkombëtare, do të mundësojë që më shumë studentë të qëndrojnë dhe punojnë në Shqipëri, do të rrisë edhe më shumë këmbime të studentëve brenda rrjetit që prodhon projekti BLUEWBC, do të ofrojë kurrikula cilësore të përmirësuara ndjeshëm apo kurse profesionale (LLC life-long learning courses), që do të prodhohen si rezultat dhe output i këtij rrjeti. FEUT do të përbëjë një moment strategjik në krijimin e partneritetit të brendshëm me biznesin për të zhvilluar ato dije dhe ofruar produkte të ndryshme biznesit vendas që lidhet me sipërmarrjen dhe turizmin si komponentë të ekonomisë blu.

Prof.Dr. Klodiana GORICA, Kordinatore e Projektit BLUEWBC per Universitetin e Tiranes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0