Forbes, profil për artisten Marina Sula - Business Magazine Albania

Forbes, profil për artisten Marina Sula


Forbes i ka kushtuar një profil artistes shqiptare që jeton në Austri.

E lindur ne qytetin e Lezhës, Marina Sula u diplomua në Universitetin e Vienës me një diplomë të historisë së artit dhe më pas ndoqi Akademinë e Arteve të Bukura, po në kryqytetin austriak, shkruan Forbes. Momentalisht ajo jeton dhe punon në Vienë dhe ka marrë pjesë në 8 shfaqje që nga viti 2014, 4 nga të cilat solo, në Shqipëri, Austri dhe Itali. Puna e saj fokusohet te instalimet dhe përfshin instalimet hapësinore, fotografitë, skulpturat dhe vizatimet dixhitale abstrakte, të bëra me majat e gishtave të artistes dhe të përkthyera në vizatime dixhitale. Shfaqja e saj ‘’Soft Power’’Gabriele Senn Galerie në Vienë, në fund te vitit 2016, u lavdërua për përdorimin e strategjive të marketingut, performancës së mediave sociale dhe afërsisë emocionale mbi rituale të tilla si spastrimi i trupit, për të zhdukur diferencat midis të brendshmes dhe të jashtmes, privatësisë dhe ekspozimit.

burimi: forbes.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0