Fonti i ri i Office i Microsoft-it vjen në shtator - Business Magazine Albania

Fonti i ri i Office i Microsoft-it vjen në shtator

Fonti i ri i Office i Microsoft-it vjen në shtator
Aplikacionet Office të Microsoft-it po marrin një gamë të re ngjyrash, stile dhe pesha të përditësuara të linjave të paracaktuara.

Microsoft aktualisht po teston një temë të re të paracaktuar të Office që do të shpërndahet për të gjithë abonentët e Microsoft 365 muajin e ardhshëm. Microsoft thotë se është duke rifreskuar temën e paracaktuar të Office me fontin e ri Aptos, një gamë të re ngjyrash, stile dhe pesha të përditësuara të linjave të paracaktuara.

Aptos, fonti i ri i paracaktuar për aplikacione si Word, Outlook, PowerPoint dhe Excel, do të zëvendësojë Calibri muajin e ardhshëm pas më shumë se 15 vitesh. Ndryshimi i fontit do të kombinohet gjithashtu me ndryshime në stilin e paracaktuar dhe paletën e ngjyrave të përdorura në dokumente.

Lexo edhe:Digitalb bashkohet me Tring? Kush do të ketë më shumë aksione

Ndryshimi më i madh në paletën e ngjyrave është se e verdha është hequr dhe zëvendësuar me një jeshile të errët, dhe një nga blutë më të çelura është zëvendësuar me një ngjyrë kafe të errët. Kjo duhet të rezultojë në kontraste më të mira midis formave dhe linjave që janë të disponueshme në dokumentet e Office.

Stili i parazgjedhur në Word dhe Outlook po rifreskohet gjithashtu për t’i “i bërë ato të lehta për t’u lexuar, të duken më profesionale dhe të lehta për t’u naviguar”, sipas Jess Kwok, një menaxher produkti për aplikacionet e Microsoft 365.

Microsoft filloi testimin e këtyre ndryshimeve me Microsoft 365 Insiders në korrik, dhe kompania tani thotë se ato do të shpërndahen për të gjithë përdoruesit në një moment në shtator.

TC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0