FitTok, ekspertët ngrenë alarmin - Business Magazine Albania

FitTok, ekspertët ngrenë alarmin

Shumë njerëz po u drejtohen mediave sociale për rutinat e tyre të fitnesit me TikTok e cila është një nga platformat më të njohura në mbarë botën.

Në të vërtetë, kategoria e tij e fitnesit e quajtur “FitTok” ka rreth 300 miliardë shikime. Por a janë stërvitjet, ushtrimet dhe sfidat e postuara vërtet të sigurta dhe efektive?

Studimet e fundit tregojnë se duhet patur shumë kujdes. Gati dy të tretat e llogarive kryesore të “fitspiration” në Instagram nuk përmbanin informacion të besueshëm, sipas një studimi të vitt 2023 të publikuar në “BMC Public Health”.

Gjithashtu një analizë e 1000 postimeve të TikTok në lidhje me ushqyerjen dhe humbjen e peshës, e botuar në revistën “PLOS One”, kishte përmbajtje normative për peshën, siç është glorifikimi i humbjes së peshës.

Dhe ndërsa ndikuesit e fitnesit mund t’i inkurajojnë njerëzit të bëhen më aktivë fizikisht, gjë që është pozitive, cilësia dhe saktësia e përmbajtjes së tyre është një shqetësim.

Jess Brown, një trajner fitnesi i çertifikuar dhe njëkohësisht themelues i “The Glute Recruit” në Nju Jork pohon se “Ka shumë stërvitje të paqëndrueshme dhe joreale në TikTok, madje edhe disa këshilla të rrezikshme”.

Për më tepër, shumë nga informacionet e fitnesit në TikTok nuk mbështeten nga shkenca ose nuk postohen nga profesionistë të fitnesit, tha Monica Jones, trajnere personale në Uashington.

“Stërvitjet zakonisht përgjithësohen për këdo, gjithashtu, nuk marrin parasysh shëndetin tuaj, historinë tuaj familjare, fleksibilitetin dhe gamën tuaj të lëvizjes” tha Jones.

Fatkeqësisht, disa nga videot më të njohura të TikTok janë ndër më problematiket. Këto përfshijnë një sërë sfidash që premtojnë se do të humbni një peshë të caktuar ose do të zhvilloni një fizik të veçantë brenda disa ditësh ose javësh.

 

Dry scooping” ishte një trend i fundit i fitnesit të TikTok që tani duket se është i bllokuar nga faqja e internetit. Teoria thoshte se para stërvitjes suaj duhet të hidhni një lugë pluhur proteine në gojë në vend që ta përzieni atë me ujë dhe ta pini, siç udhëzohet. Kjo praktikë supozohet se e ngarkon stërvitjen sepse trupi juaj thith kafeinën e pluhurit dhe stimuluesit e tjerë më shpejt.

Por ekspertët thonë se kjo është e rrezikshme dhe ndoshta edhe vdekjeprurëse pasi mund të çojë në shqetësime të frymëmarrjes ose ato kardiovaskulare.

“Kjo praktikë është pjesë e kulturës së kënaqësisë së menjëhershme,” tha Jones. Dhe nëse doni një stërvitje të shkëlqyer, në fakt do të funksionojë kundër jush, sepse çdo pluhur i thatë që kalon nëpër mushkëri do të shkaktojë inflamacion, pëfundoi ai.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0