Fitoni deri në 1 milion euro investime në edicionin e tretë të konkursit rajonal të startup-ve - Business Magazine Albania

Fitoni deri në 1 milion euro investime në edicionin e tretë të konkursit rajonal të startup-ve


Vestbee, platforma lidere online që lidh fondet globale të VC, korporatat, akseleratorët dhe bizneset ëngjëj me startup-et dhe scaleup-et nga Europa Qendrore dhe Lindore së bashku me CEE Business Angels Network kanë lançuar edicionin e tretë të CEE Startup Challenge (www.ceestartupchallenge.com) konkursi më i madh rajonal online për startups dhe scaleups, ku mund të fitoni deri në 1 milion euro investime nga Next Road Ventures (www.nextroad.vc)

Kush mund të aplikojë për CEE Startup Challenge?

Të gjitha kompanitë rajonale që përshtaten në kategoritë e TIK, IA, Data & Analytics, Fintech, Insurtech, Blockchain, E-commerce & Marketplace, Adtech & Martech, Edtech, Media & Entertainment.

Përveç mundësisë për të përfituar 1 milionë euro investime, aplikantët do të ekspozohen ndaj investitorëve globalë, korporatave dhe medias, mbështetjes për zhvillimin e biznesit, mbulimit mediatik, biletave për shumë evente të startup-eve dhe aksesit në mjete të ndryshme të biznesit. Lista e plotë e përfitimeve dhe shpërblimeve është vazhdimisht në rritje. Kontrolloni në faqen e internetit të eventit ose në mediat sociale.

Aplikimet mbyllen në datën 10 Mars.

Mos e humbisni këtë mundësi dhe regjistrohuni në www.ceestartupchallenge.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Bëj çdo ditë një gjë që të frikëson.”
— Anonim
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0