Fitojnë profesionistët e lirë, bie tatimi mbi të ardhurat 15% - Business Magazine Albania

Fitojnë profesionistët e lirë, bie tatimi mbi të ardhurat 15%

tatimi mbi të ardhurat

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ligjin për profesionet e lira. Gjykata Kushtetuese vendosi të mos lërë në fuqi ligjin që tatonte me 15% profesionet e lira. Sipas saj, tatimi i profesionistëve të lirë do të fillojë në vitin 2029, njësoj me bizneset e tjera.

Vendimi unanim për pranimin e çështjes erdhi edhe me rrëzimin e diskriminimit te profesionistëve të lirë, bazuar tek argumentet e  paraqitura nga palët paditëse. Sipas ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” zbatimi do të niste për profesionistët e lirë nga 1 janari 2024 dhe për bizneset e tjera në vitin 2029, duke prekur kështu rreth 29 mijë profesionistë të lirë në vend.

Para vetëm dy ditësh Gjykata Kushtetuese përfundoi gjykimin e çështjes, duke e bërë këtë ndër çështjet e trajtuar më shpejt në historinë e saj. Për Ligjin “Për tatimin mbi të ardhurat” ka pasur 4 padi te ndryshme në Gjykatën Kushtetuese.

Komentet dhe postimet të ndryshme në lidhje me këtë çështje nuk kanë munguar. Njëri prej tyre ishte edhe  Julian Saraçi, auditues ligjor, i cili në Linkedln e tij u detajua pak më shumë në lidhje me këtë temë duke u shprehur:

Së pari, shfuqizim pjesor do të thotë që nuk është rrëzuar i gjithë ligji, por objekti i padisë, që ishin nenet përkatëse. Neni 69, shkronja dh, fjalia e 2 dhe 3 e ligjit, dhe neni 4 i VKM 753/2023 u shfuqizua, pra, thënë ndryshe, profesionistët e lirë nuk do teëtatohen nga 0, por duke filluar nga 14 mln lekë si të gjithë bizneset e tjera.

Së dyti, për të gjithë ata që kanë paguar këstet e para, akoma nuk kemi një përgjigje përfundimtare, pasi është një situateë atipike ligjore.

Alternativat janë 3:

-GJK do të nxjerrë dispozita kalimtare si do të zbatohet vendimi i saj (kjo është në pritje dhe më shumë mundësi kjo do ta ofrojë zgjidhjen)
-MF mund të nxjerrë Udhëzim apo KM nje VKM për këtë çështje në përputhje me nenin 75 të ligjit 9920 të Procedurave Tatimore për kthimin e tatimeve të paguara më tepër
-Tatimpaguesit do të presin 31 marsin e 2025 për të dorëzuar deklaratën e tatim fitimit dhe brenda afateve përkatëse mund të kërkojnë rimbursimin e tatimit të paguar tepër (sepse do ta kenë zero dhe ndërkohë do të dalin këstet si tepricë kreditore).

Kjo fitore është e mrekullueshme jo vetëm sepse ka bërë palcën e kombit, elitën dhe pjesën më të mirë bashkë , por me shume sepse vendosi nje precedent historik dhe të pabesueshëm për bërjen e politikave fiskale, dhe akoma më shumë shpresëdhënës që pushteti i vërtetë është i njerëzve të lirë, të ndershëm dhe besojnë fort tek e vërteta dhe e drejta!”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0