Firechat, aplikacioni që funksionon pa rrjet Wi-Fi - Business Magazine Albania

Firechat, aplikacioni që funksionon pa rrjet Wi-Fi


FireChat, është aplikacioni që ju lejon të nisni mesazhe pa qasje në rrjete Wi-fi apo celular dhe më në fund është këtu! Faturimi Roaming, pakot e shtrenjta të internetit, wi-fi i dobët do të jenë së shpejti një gjë e së kaluarës.

Thjesht t’i lejojmë FireChat pak kohë që të zgjerohet dhe të fitojë një bazë përdoruesish më të madh. Njihet si sukses, fakti që ju mund të nisni mesazh edhe nga avioni.

Procedura që e lejon përdoruesin që të nisë mesazhe pa lidhje interneti quhet “mesh networking”. Kjo do të thotë se mesazhi  juaj do të kërcejë nga një telefon që ka ‘FireChat’, tek një tjetër, me anë të antenave të Wi-fi apo Bluetooth. Sigurisht, telefonat duhet të jenë brenda një rreze prej 64 metër që mesazhet tuaj të transmetohen.

Të gjithë mesazhet ruhen deri sa një lidhje interneti të bëhet e gatshme. Kur kjo ndodh, mesazhi niset. Gjatë gjithë këtij procesi, mesazhet janë të enkriptuar kështu nuk do të ketë rrjedhje, vetëm marrësi është i aftë ta lexojë mesazhin. Për të nisur mesazhet matanë oqeanit, për shembull, teksti juaj to të kërcejë përreth nga një telefon në tjetrin deri sa të arrijë një me internet dhe kështu niset mesazhi.

Ana e keqe e kësaj proçedure është se nuk mund të quhet “komunikim i menjëhershëm” sepse, siç mund ta imagjinoni, do të duhet pak minuta që mesazhi të arrijë marrësin. Afërsisht 10-20 minuta.

Deri më tani, 5 milionë njerëz e kanë shkarkuar aplikacionin dhe krijuesit thonë se për sa kohë 5% e popullsisë së qytetit ka të instaluar aplikacionin në pajisjet e tyre, mesazhet do ta arrijnë marrësin për afërsisht 10 minuta.

Aplikacioni u bë shumë i njohur në Irak pas ndalimeve të internetit të vendit. Gjithashtu luajti një rol kryesor në protestat e Hong  Kong në 2014 dhe gjatë lëvizjet anti-korrupsion në Malajzi në 2015.

burimi: Pc-World

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0