Është pikërisht ky fokusi i projektit “Be the voice 2022”, të pikasë të rinj që të bëhen më pas zë për një të ardhme më të mirë të shoqërisë. Ishte periudha e Pandemisë, kur ky projekt mori jetë 3 vite më parë, me qëllimin e mirë për të aktivizuar ajkën e të rinjve, në mënyrë që pas trajnimeve disa mujore nga ekspertë të komunikimit publik dhe debateve konstruktive, ata të kenë një tjetër status nesër në komunitet, duke kontribuar fillimisht tek bashkëmoshatarët e tyre, e më pas tek pjesa tjetër e shoqërisë.
Deri tanimë, kjo ka qenë një nga eksperiencat më të vlefshme të për ta, nga e cila kanë fituar shumë. Ndaj, ata ia sugjerojnë çdo bashkëmoshatari të tyre.
16 të rinj prezantuan temat e tyre nëpërmjet të folurit publik dhe debateve konstruktive, të cilat si referencë kishin ndjeshmërinë dhe problematikat sociale të ditëve të sotme, si: shëndeti mendor, emigrimi i të rinjve, etj. Juria e cila përbëhej nga 3 anëtarë, ekspertë të komunikimit publik, Edlira Gjoni, Erion Kristo dhe Brixhilda Gurakuqi vlerësuan 3 çmime të para, dhe çmimin e liderit më të mirë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.