Fillon rrugëtimin Shoqata "Albanian Partners and Investor" - Business Magazine Albania

Fillon rrugëtimin Shoqata “Albanian Partners and Investor”

Albanian Partners and Investors

Është zyrtarizuar shoqata “Albanian Partners and Investors” duke hedhur një gur themeli të rëndësishëm në thithjen e investitorëve të huaj jo vetëm në Durrës dhe në mbarë Shqipërinë, por edhe më gjerë në Ballkan. Shoqata Albanian Partners and Investors është e angazhuar për të krijuar mundësi të reja zhvillimi dhe rritje për bizneset shqiptare duke krijuar ura komunikimi me investitorët e huaj, duke ofruar mbështetje të qëndrueshme dhe strategji inovative për të depërtuar në tregje të reja duke siguruar kështu një ekosistem të shëndetshëm dhe inovativ.

Në një mbrëmje të veçantë janë bërë bashkë tek Hotel Lubjana në Durrës, sipërmarrës vendas dhe të huaj, përfaqësues të qeverisë dhe investitorë.

API

Risi ishte prezenca për herë të parë në Shqipëri e Konsullit Gjerman të Panamasë dhe Sekretari i ICCDR Z. Michael Hackel i cili vjen me disa projekte për vendin tonë në vlera deri ne 50 Bilionë USD në të gjithë sektorët e tregut Shqiptar. Kjo shoqatë u themelua nga dy sipërmarrës të suksesshëm në fushën e turizmit dhe punësimit; Znj. Suzana Aga  dhe Z. Emilian Isaj. Gjatë fjalës së tij Z.Isaj tha se API lindi si ide për të sjell në Durrës dhe Shqipëri projekte dhe invesitorë nga e gjithë bota.

“API synon të jetë një urë lidhëse midis atyre që kanë projekte dhe atyre që kanë mundësi për investime. Ne besojmë se bashkëpunimi dhe partneriteti janë çelësi për zhvillimin ekonomik dhe përparimin e vendit tonë. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj dhe për pjesëmarrjen në këtë ngjarje të rëndësishme. Le të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të ndritur dhe më të suksesshme për Shqipërinë”, u shpreh Z.Isaj.

Z. Isaj

Në fjalën e saj Znj. Aga tha se qëllimi kryesor është është sjellja e personaliteteve të rëndësishëm që mund të bëjnë të mundur zhvillimin ekonomik të biznesit në vend.

”Me Z.Michael jam takuar në Maqedonin e Veriut pasi kishte parë tashmë Kosovën dhe Maqedonin i thashë kur të vish në Shqipëri projektet më të mëdhaja do ti zbatoni në tek ne! Dhe kështu më konfirmoi në një drekë mikëpritëse që patëm! Z.Michael erdhi në Shqipëri së bashku me Z.Daniel Gotchland një tjetër personalitet, Drejtor i përgjithshëm i TUM Campus Heilbron pjesë e grupit Schëarz. Ne si biznes kemi projekt konkret për një Sistem Dual të bashkëpunimit me Gjermanin në lidhje me punësimin e shtetasve të huaj dhe Shqiptar! Gjithashtu me projekt konkret u finalizua një nga takimet që patëm për fushën e fotovoltaikëve me bashkëpuntorët tanë! Megjithatë gjatë takimeve me Michael dhe Daniel kuptova që ka hapësira shumë të mira për fushat e biznesit që ju përfaqësoni ndaj dhe ju kemi ftuar sot këtu Por Grupi Scharz është shumë i madh dhe ka disa projekte në fusha si Teknologjia,Turizmi, Agricultura etj ndaj mendova që të dy zotërinjt ti sillja në Shqipëri për tu njohur më shumë me vendin dhe njerëz të biznesit”, u shpreh Aga.

Z. Aga

 

Bashkia e Durrësit e ka në fokus mbështetjen e bizneseve dhe  po ashtu ndjek strategjinë e zhvillimit dhe zgjerimit të metejshem te tyre. E pranishme në këtë aktivitet Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Znj.Emiriana Sako vlerësoi rolin e shoqatës API dhe  tha se fokusi i punës që drejton është në drejtim të përmirësimit të kushteve dhe të klimës së bizneseve në qytetin e Durrësit.

Emiriana Sako

Për rëndësinë e “Albanian Partners & Investor” foli edhe  Z.Artan Luku Kreu i Dhomës së  Tregtisë dhe Industrisë Durrës. Ai u ndal tek zhvillimi ekonomik i zonës bregdetare dhe tek investimet e mëdha që pritet ti japin edhe më shumë zhvillim turizmit jo vetëm në Durrës por në të gjithë Shqipërinë sic është projekti gjigand Durres Yacht Marina.

Artan Luku

Angazhimi i Konsullit  Gjerman të Panamasë Z. Michael Hackel do të ndihmojë kompanitë  që të hapin horizonte të reja dhe të zgjerojnë më tej praninë  në tregun ndërkombëtar.

Michael Hackel

Z. Hackel e vlerëson Shqipërinë si një vend të mrekullueshëm ndërsa detajon se projekti prej 50 billion USD.

“Jam krenarë që jam në pozicionin e mirë t’ju them se kemi një letër qëllimi nga UNASDG se është gati të mbështesë Shqipërinë me një vëllim prej rreth 50 billion USD. Kjo është kryesisht për projekte në fushën e ujit, mbetjeve, energjisë së gjelbër, turizmit, bujqësisë, shëndetësisë (shëndetësisë, turizmit, rehabilitimit dhe spitaleve), dixhitalizimit, AL, dhe projekteve në fushën e trajnimit të dyfishtë, por edhe bashkëpunim në fusha të ndryshme akademike.”- u shpreh Hackel.

Z. Hackel tha së shpejti do të nisë konkretizimi i projekteve.

Në muajt e ardhshëm, ne do të fillojmë të zhvillojmë projekte të përbashkëta me ju si sipërmarrës kryesorë vendas dhe do t’ju mbështesim financiarisht dhe në mënyrë ideale në ngritjen e tyre. Ne mezi presim të punojmë me ju. Mezi presim të punojmë me ju.”

API bën bashkë gjithashtu personalitete të Shtetit të Shqipërisë, Kosovës, dhe Maqedonisë. Ai ka si qëllim prezantimin e projekteve të bizneseve Shqiptare dhe rrjetëzimin me investitorët Nderkombetare. Eventi u drejtua nen moderimin e gazetares Oljana Maloku.

Oljana Maloku

probizz.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0