Fillimi i një ëndrre - Business Magazine Albania

Fillimi i një ëndrre

Nga Ambra Hysa

Të ndërtosh diçka mbi pasionin tënd dhe ajo që ti je, të reflektohet si puna jote mendoj që përveçse privilegj është guxim.

Besoj vazhdimisht se gjithçka fillon nga një ëndërr, por duhet të ketë një plan, me sytë e mëndjes duhet hartuar një plan, në mënyrë që kjo ëndërr të “ecë me këmbët e saj” e të bëhet gati për një rrugëtim të gjatë dhe me shumë sfida.

Një ëndërr e mbetet një dëshirë në sirtar, ndërsa një ëndërr e planifikuar mirë quhet VIZION.

Gjithçka që ne shohim rreth nesh, ka qënë më përpara thjesht një mendim….dikush ka menduar për të realizuar karrigën ku jemi ulur, kompjuterin apo celularin që mbajmë në dorë dhe çdo herë është dukur e pamundur, përpara se të realizohej.

Është dashur vizion dhe këmbëngulje, për të parë diçka që nuk ekziston, për ta bërë të pamundurën të mundur dhe ëndrrën realitet.

E pëlqej shumë shprehjen “Gjithmonë do të duket e pamundur, derisa t’i ia del”, sepse kjo është e vërteta, në jetë kështu funksionon.

Investimi në mendësi, sipas meje është me rëndësi në biznes po aq sa studimi i tregut, puna dhe disiplina.

Gjithmonë kam ëndërruar të jem një sipërmarrëse. Kjo dëshirë ishte brenda meje që fëmijë dhe të gjitha rrugët më udhëzonin vazhdimisht drejt pasionit tim.

Nisi me një hap të vogël dhe unë jam ende në hapin tim të parë, por me vizionin e qartë se ku dua të shkoj, pavarësisht pengesave, sfidave, vështirësive dhe dështimeve.

Mendësia e suksesit është në vetvete një qëndrim, është jeta e përditshme dhe qasja jonë ndaj problematikave të saj.

Nuk besoj se ne mund të jemi të suksesshëm në shërbimin ndaj klientëve, nëse së pari nuk jemi entuziastë apo optimistë për vlerën që japim, jo produktin që tregtojmë.

Entuziazmi është ngjitës, është arsyeja përse klientët na besojnë dhe tërhiqen si magnet drejt shërbimeve tona. Nëse nuk ka entuziazëm, nuk ka sukses.

Lexo: Dhjetë ide biznesi që mund t’ju bëjnë milioner në 2021

Pasioni dhe dashuria për punën që bëjmë, është vërtet një çelës suksesi.

Nëse në punën tonë kemi vendosur zemren, atëherë ajo do të na udhëzojë drejt një përkushtimi që i kalon pritshmëritë.

Gjithçka fillon me një hap të vogël dhe me besim, e rëndësishme është të fillosh, pikërisht atëherë kur nuk je gati, sepse gati nuk mund të jesh asnjëherë.

Vetëm kur ta kuptojmë ketë kemi filluar mbarë dhe ndoshta jemi në gjysmë të rrugës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0