Ferrari rikthehet në pistë, pilotët do të zhvillojnë xhiro testuese

Ferrari rikthehet në pistë, pilotët do të zhvillojnë xhiro testuese

Ferrari

Pas një shkëputje nga pistat, për shkak të pandemisë, Ferrari do të rikthehet sot në pistën e Mugellos, ku dy pilotët Sebastian Vettel e Carles Lecrerc do të zhvillojnë disa xhiro testuese para fillimit të kampionatit, i parashikuar në datën 5 korrik në Austri.

Pilotët do të drejtojnë makinën SF71H, që është përdorur në sezonin e vitit 2018. Duke qenë se bëhet fjalë vetëm për disa xhiro kontrolli, kohët e vendosura nga të dy pilotët nuk do të jenë shumë të rëndësishme.

Lexoni: Formula 1 u zhvillua online, shpallet kampioni i ri

Një ndër qëllimet kryesore të testimeve është vënia në praktike e protokollit të masave anti covid për garat. Sezoni po afron dhe të dy pilotët duhet të jenë gati pasi do kenë një luftë të fortë me “Mercedez”.

Më shumë se kushdo triumfin e dëshiron Sebastian Vettel, i cili sezonin e ardhshëm nuk do jetë më pjesë e Ferrarit dhe kërkon ta mbyllë me nder aventurën e tij.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0