FedEx dhe General Motors po bashkohen për të shmangur emetimin e karbonit - Business Magazine Albania

FedEx dhe General Motors po bashkohen për të shmangur emetimin e karbonit

FedEx dhe General Motors

Ju nuk duhet të jeni një i ashtuquajtur “biznes i gjelbër” për t’u bashkuar me përpjekjet për të krijuar një të ardhme neutrale ndaj karbonit.

Falë një fushe të re biznesi që po zgjerohet shpejt nga General Motors, konsumatorët, së shpejti do të jenë në gjendje të marrin paketa dhe sende ushqimore në shtëpitë e tyre me automjete elektrike. Kompania zbuloi të mërkurën se ka arritur marrëveshje për të prodhuar automjete elektrike për Walmart dhe FedEx përmes spinoff-it të automjeteve të saj të shpërndarjes, BrightDrop. CEO e GM, Mary Barra, e bëri njoftimin gjatë një fjalimi virtual në CES 2022 në Las Vegas.

Kombinuar me lajmet e fundit për vlerën e tregut prej 1 trilion dollarësh të Tesla-s, njoftimi shërben si provë e mëtejshme se automjetet elektrike nuk janë pjesë e të ardhmes së largët. Ato janë këtu tani dhe kompanitë në industri, nga logjistika, te transporti e deri te dërgesat duhet të planifikojnë t’i bëjnë automjetet elektrike pjesë të të ardhmes së tyre.

Furgonët në formë kutie të BrightDrop mund të udhëtojnë deri në 250 milje me një karikim të vetëm. Me shpërthimin e e-commerce, të nxitur nga pandemia në vitet e fundit, FedEx pret të dorëzojë 100 milionë paketa në ditë deri në vitin 2023. Kjo do të sjellë presion shtesë në zinxhirin e furnizimit të kompanisë si dhe në ndikimin e saj në mjedis. CEO i BrightDrop, Travis Katz, gjatë konferencës iu referua dorëzimit si “gjurma e fshehur e tregtisë elektronike”.

Automjetet elektrike mund të ndihmojnë në kompensimin e kësaj. FedEx do të blejë 2,500 automjete dhe mund të shtojë deri në 20,000 të tjera në vitet e ardhshme. Kompania planifikon të mbajë një flotë prej 200,000 automjetesh elektrike deri në vitin 2040, në atë moment ajo është zotuar të jetë neutrale ndaj karbonit.

Lexoni: Alexa do të instalohet në makinat amerikane General Motors

Walmart planifikon të fillojë përdorimin e automjeteve elektrike të BrightDrop së bashku me shërbimin e ri të dërgesës, InHome, përmes të cilit punëtorët sjellin artikuj direkt në shtëpinë e një klienti, në vitin 2023. Kompania fillimisht do të blejë një flotë prej 5000 automjetesh.

“Ne nuk kemi më nevojë të imagjinojmë një të ardhme me zero emetime,” tha Barra. “Ne jemi duke e ndërtuar atë.”

Walmart po teston gjithashtu dërgesat me Cruise, kompaninë autonome të automjeteve që GM bleu në 2016. Kompania zbuloi se ajo bëri gati 3,000 dërgesa në zonën e Phoenix vitin e kaluar, duke përdorur automjete Cruise, shumë prej të cilave janë elektrike. Cruise aktualisht po teston makinat e saj vetë-drejtuese në San Francisko dhe synon t’i përdorë ato së shpejti për shërbimet e udhëtimit ekspres.

Barra tha gjithashtu se zbuloi një kamionçinë Silverado tërësisht elektrik të prodhuar nga Chevrolet në pronësi të GM. Kamioni do të dalë në prodhim vitin e ardhshëm dhe do të jetë i disponueshëm deri në vitin 2025.

E gjitha tregon për një ndryshim masiv për GM, një nga prodhuesit më të vjetër të makinave në SHBA. Kompania njoftoi vitin e kaluar se do të prodhojë ekskluzivisht automjete elektrike deri në vitin 2035. Prodhuesit e tjerë të automjeteve po bëjnë gjithashtu kalimin në elektrike. Vitin e kaluar, Ford njoftoi një kamionçinë elektrike F-150 si dhe një investim prej 11 miliardë dollarësh në EV që do të përfshijë një strukturë prodhuese dhe tre fabrika të baterive.

/inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0