Alexa do të instalohet në makinat amerikane General Motors

Alexa do të instalohet në makinat amerikane General Motors


Kompanitë kanë bërë të ditur se ky sistem teknologjik, deri në gjysmën e vitit 2020do të mundësohet për të gjitha platformat e modeleve më të reja se ato të vitit 2018 të Buick, Cadillac, Chevrolet dhe GMC.

“Kjo sjell më të mirën për të dy kompanitë. I kemi dëgjuar klientët tanë dhe gjithçka është e kuptueshme, ata i duan këto teknologji në shtëpitë e tyre,” ka thënë drejtori i përgjithshëm i General Motors, Santiago Chamorro.

E ngjashme: Bëhuni gati për gjeneratën Alexa

Të dhënat e teknologjisë së kontrolluar me zë, do të shkëmbehen mes kompanive, ndërsa nuk dihen detajet financiare të këtij projekti. Gjithashtu, nuk u bë e ditur se sa do të kushtojë Alexa, kur të jetë gati të integrohet në vetura.

Me përdorimin e Alexa, shoferët mund të kontrollojnë shumë veçori të veturës, ndërsa me zë mund të ndezin dritat dhe ngrohjen edhe në shtëpi. Telefoni nuk nevojitet për ta shfrytëzuar këtë sistem.

Cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0