Facebook vendos rregulla të reja për postimet gjatë zgjedhjeve

Facebook vendos rregulla të reja për postimet gjatë zgjedhjeve

Facebook

Facebook ka vendosura rregulla të reja mbi reklamimin e fushatës zgjedhore në SHBA, dezinformimin dhe shtypjen e votuesve. Këto rregulla erdhën si përgjigje të ankesave nga udhëheqësit e të drejtave civile dhe kritikëve të tjerë.

Facebook tha se do të ndalojë reklamat e reja politike shtatë ditë para zgjedhjeve, megjithëse reklamat e vendosura më herët mund të vazhdojnë të shfaqen. Ai gjithashtu do të zgjerojë përpjekjet e tij për të hequr përmbajtjen që mund të shërbejë për të shtypur votimin.

Kompania do të etiketojë postimet që sugjerojnë se votimet janë një proces ku votuesit mund të infektohen me COVID-19, siç bëri Trump në Twitter. Gjithashtu, Facebook do të krijojë një etiketë për postimet nga kandidatët, që përpiqen të pretendojnë fitore para rezultatit zyrtar të zgjedhjeve.

Lexoni: Mjeti i ri i Microsoft identifikon fotot dhe videot e manipuluara

CEO i Facebook, Mark Zuckerberg shprehet i shqetësuar edhe për një sfidë unike që votuesit amerikanë do të përballen këtë vit, për shkak të situatës së pandemisë, e cila ka nxitur një rritje të votimit me postë.

“Unë jam i shqetësuar se me kombin tonë kaq të ndarë dhe rezultatet e zgjedhjeve, që potencialisht duhen ditë ose javë për t’u finalizuar, mund të ketë një rrezik në rritje të trazirave civile në të gjithë vendin”.

Shumë ekspertë të komunikimit kanë ngritur alarmin mbi situatën e deziformimit, që lidhet me teoritë konspirative rreth rezultateve zyrtare, të cilat të mos jenë të disponueshme menjëherë natën e zgjedhjeve.

Washington Post

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë.”
— Uarren Buffet
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0