Mjeti i ri i Microsoft identifikon fotot dhe videot e manipuluara

Mjeti i ri i Microsoft identifikon fotot dhe videot e manipuluara

Microsoft

Microsoft ka zhvilluar një mjet për të identifikuar videot deepfake dhe imazhet kompjuterike të manipuluara, ku fjalët apo mimika e një personi ndërrohet me një tjetër.

Softueri analizon fotot dhe video dhe jep një vlerësim besueshmërie nëse materiali në fjalë është krijuar artificialisht.

Microsoft thotë se Video Authenticator do të luftojë dezinformimin. Videot deepfake fituan popullaritet në fillim të 2018-ës pasi një zhvillues përmes inteligjencës artificiale krijoi një softuer, që ndërronte fytyrat e njerëzve.

Procesi ishte i tillë: Një set fotosh të një personi dhe video të një personi tjetër ngarkoheshin në kompjuter. Më pas softueri gjeneronte një video të re me fotot e personit të parë duke përshtatur këtu edhe detaje si shprehi të fytyrës, sinkronizimin e buzëve dhe lëvizje të tjera.

Ekzistojnë disa aplikacione të cilat kërkojnë vetëm një foto selfie për të ndërruar fytyrën e një ylli Hollivudi me një të një njeriu të zakonshëm. Rrjeti social Facebook në fillim të vitit ndaloi publikimin e deepfake në platformë. Twitter dhe TikTok bënë të njëjtën gjë.

Microsoft Video Authenticator përpiqet të identifikojë shenja të manipulimit të një imazhi apo gjenerimit të tij në mënyrë artificiale. Për ta ndërtuar kompania përdori teknikën e saj machine learning me një set prej mbi 1,000 sekuencash video deepfake dhe më pas i testoi ato me një deepfake të vërtetë.

Microsoft

Manipulimi i fotove dhe video janë një sfidë e madhe për median sociale dhe keqinformimin. Megjithatë teknologjia deepfake nuk është e nevojshme për të manipuluar përmbajtje si foto dhe video, të cilat mund të bëhen edhe me mjete edituese nga një njeri.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0