Facebook me probleme, përdoruesit nuk po marrin përgjigje - Business Magazine Albania

Facebook me probleme, përdoruesit nuk po marrin përgjigje


Rrjeti social Facebook ka pasuar probleme nisur që ditën e djeshme në mesditë. Problemet që janë raportuar më së shumti nga përdoruesit kanë qenë në lidhje me Newsfeed (56%), ndërprerje totale (26%) dhe probleme me log in (16%), duke e pasur të pamundur të aksesonin rrjetin social.

Ankesat për problemet me Facebook kanë arritën në mbi 4900 në të gjithë botën sipas Downdetector, një website ku përdoruesit mund të raportojnë problemet me Apps dhe website. Kulmi i raportimeve ka arritur ditën e djeshme në orën 6 të pasdites.

Lexoni: Efektet katastrofike nga të punuarit si moderator i përmbajtjeve të dhunshme në Facebook

Harta live e Downdetector tregon se problemet janë kryesisht në pjesën e Europës, Shteteve të Bashkuara si dhe Amerikën e Jugut.

 “Pavarësisht se çfarë provoj në FB (homepage, login page, newsfeed, etj.), gjithçka të çon në një faqe të bardhë bosh. URL duket sikur tregon se faqja ka mbaruar ngarkimin, por ende nuk tregon asgjë tjetër përveç një faqe të bardhë bosh. Kjo ka vazhduar për 3 ose 4 ditë tashmë. Unë nuk kam probleme me ndonjë faqe tjetër, thjesht me FB. A e ka dikush tjetër këtë problem, di si ta rregullojë atë, ose të dijë se çfarë po ndodh?” thuhet në një koment. Ndërsa një përdorues tjetër ka komentuar “Unë nuk kam asgjë në ads manager tim. Unë nuk mund të krijoj një reklamë dhe as të çaktivizoj reklamat që funksionojnë aktualisht!”

Facebook akoma nuk ka dhënë arsye për këto probleme.

Lexoni: Facebook do të lançojë monedhën dixhitale Libra vitin tjetër

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0