Facebook hap filialin e parë në Manila, FILIPINE - Business Magazine Albania

Facebook hap filialin e parë në Manila, FILIPINE


Facebook ka hapur zyrën e parë në Filipine. Zëvendës Presidenti për Azinë dhe Paqësorin, Dan Neary, e bëri publik lajmin në faqen e tij në Facebook të Mërkurën.

Si shumë prej zyrave të tjera që Facebook ka hapur në rajon, edhe kjo e hapur rishtazi në Manila do të ndihmojë Facebook që të jetë më afër në kontakt me numrin në rritje të atyre kompanive që mbajnë një prezencë të biznesit të tyre në Facebook, dhe përdorin llogaritë e tyre për të komunikuar me konsumatorët.

Neary tha: “2 në 3 filipinas janë të lidhur me një faqe biznesi në Facebook, dhe ata po përdorin platformën për të zbuluar markat dhe produktet e reja.”

Facebook numëron 49 milionë përdorues filipinas, që përbën 91 për qind të popullsisë e cila ka një rrjet lidhjeje, ka thënë Neary.

Penetrimi i smartphone është paksa i dobët ku popullsia varet nga kompjuterat personalë tradicionalë për nevojat për internet. Rritja e shpejtë e përdoruesve të rinj të smartphone tregon se vendi ka një potencial të lartë për Facebook.

Facebook ka emëruar ish drejtorin e njësisë së biznesit përgjegjës për telefonat Samsung, Digs Dimagiba, në udhëheqjen e zyrës së re.

 

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0