Facebook do të lançojë opsionin e ri për blerje "Shops"

Facebook do të lançojë opsionin e ri për blerje “Shops”

Shops

“Facebook po lançon ‘Shops’, një shërbim që do t’i lejojë bizneset të shfaqin dhe shesin produkte në platformat më të mëdha të rrjetit social në botë”, tha Shefi Ekzekutiv i kompanisë, Mark Zuckerberg.

Lexo: Si do të jetë e ardhmja e punës në zyrë

Lëvizja për të ndërtuar dyqanet online (e-commerce) vjen pasi Facebook lançoi vitin e kaluar, opsionin e limituar të Shopping përmes opsionit Photo-sharing në Instagram dhe shkëmbimit të mesazheve në WhatsApp. Udhëheqësit e kompanive, që i bëjnë platformat më miqësore për biznesin, do të gjenerojnë të ardhura të reja nga reklama, edhe pse rritja e përdoruesit ngadalësohet.

Facebook Shops do të lidhin së paku disa nga këto përpjekje së bashku, duke i bërë të mundur bizneseve të krijojnë një dyqan të vetëm online, të arritshëm si në Facebook ashtu edhe në Instagram. Një veçori tjetër do të jetë mundësimi i blerjeve brenda aplikacionit, ndërsa një veçori më e integruar e mesazheve do t’i lejojë klientët të bisedojnë me bizneset përmes WhatsApp, Messenger ose Instagram Direct.

Zuckerberg tha gjithashtu se rrjeti më i madh social në botë do të punojë më ngushtë në integrimin e produkteve me Shopify (SHOP.N) (SHOP.TO) dhe shtatë platforma të tjera të tregtisë online. Ai e kishte ftuar drejtorin e përgjithshëm të Shopify Tobias Lütke të bashkohej me të në një video livestreamed duke njoftuar partneritet mes tyre.

Aksionet e Shopify shënuan një ulje pas lançimit të Dyqaneve në Facebook, pastaj u ngritën pas paraqitjes së Lütke. Aksionet e të dy kompanive u rritën mbi 2% në tregun e SHBA-së.

Ashtu si opsionet e tjera të dyqaneve online (e-commerce) në Facebook edhe opsioni Shops do të jenë falas, që bizneset të kenë akses me shpresën se do të rrisin angazhimin e konsumatorit dhe shitjet e reklamave.

“Modeli ynë i biznesit këtu është reklama,” tha Zuckerberg. “Ne e dime se Shops janë të vlefshme për bizneset dhe nuk duam që t’i ngarkojmë bizneset të paguajnë për këtë opsion. Ata në përgjithësi do të bëjnë më shumë oferta për reklama dhe përfundimisht do të fitojmë para në atë mënyrë. ”

Lexo: OBSH: Më shumë të rinj po raportojnë probleme të shëndetit mendor

Facebook po përdor gjithashtu një mjet për të lidhur programet e besnikërisë dhe një veçori tregtare, që tregon etiketat e produkteve në video live, duke lejuar shikuesit të bëjnë blerje ndërsa shikojnë. Zuckerberg tha se më shumë se 800 milionë njerëz angazhohen me video live çdo ditë në Facebook dhe Instagram.

Reuters

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0