Si do të jetë e ardhmja e punës në zyrë

Si do të jetë e ardhmja e punës në zyrë

puna në distancë

Thuajini lamtumirë çelikut dhe inoksit – dhe përshëndesni kopshtet në natyrë. Pandemia e koronavirusit mund të ketë disa efekte afatgjata në mënyrën e dizejnimit të zyrave tona.

Ndërsa kompanitë kërkojnë të përfshijnë masa më të mira higjiene dhe të zbatojnë disa nga gjërat që ata kanë mësuar gjatë krizës, shumë aspekte të zyrës mund të ndryshojnë – nga materialet e përdorura për tapiceri, deri në paraqitjet e përgjithshme të planeve të dyshemesë.

” Njerëzit shtrojnë pyetje ekzistenciale si: ‘Cili është qëllimi i një zyre?’ “thotë Nabil Sabet, inxhinier dhe drejtor grupi në firmën ndërkombëtare të projektimit M Moser.” Disa nga zakonet, që menduam se do të duheshin vite për t’u ndryshuar po ndryshojnë brenda natës. ”

Zyra në tërësi

Mbajtja e zyrës sa më shumë të jetë e mundur pa mikrobe do të kërkojë disa ndryshime të materialeve. “Sipërfaqet si druri i papërpunuar, guri i butë dhe çeliku, që nuk ndryshket mund të jenë bazë për mikrobet dhe bakteret”, thotë Nina Etnier, bashkëthemeluese e projektuesit të brendshëm me bazë në New York, Float Studio. Zyrat mund të pajisen me mobilje të bëra nga materiale sintetike anti-mikrob si Crypton, plus metale si bakri dhe bronzi për dorezat e dyerve dhe sipërfaqet e tjera me prekje të lartë, shton ajo.

Pika të tjera kontakti, si tastierat dhe pultet e kontrollit për ndriçimin dhe  kondicionerin mund të zëvendësohen me aplikacione në celularët personalë të punonjësve, thotë Kim Heartwell, nënkryetare në firmën arkitektonike CallisonRTKL.

“Dritat ultravjollcë të instaluara në zyrë mund ta pastrojnë ajrin përpara se mikrobet të kalojnë në dyshemenë e zyrës”, thotë Sabet. Arkitektët madje mund të bëjnë ndryshime, si lakimi i vendit ku dyshemeja takon murin. Kjo mund të eliminojë qoshet që mbledhin mikrobe, një praktikë që disa spitale e kanë përdorur për dekada të tëra.

Gjithashtu, mund të ndodhin edhe ndryshime më të mëdha. “Me më shumë punonjës që punojnë në distancë, hapësirat e disa tavolianve mund të shndërrohen në vende të hapura të dizajnuara me shumë kujdes”, thotë Melissa Shelton, presidente e firmave të projektimit zviceranë Vitra në Amerikën e Veriut. “Kompanitë do të kërkojnë zyra me më shumë akses në hapësirën e jashtme”, thotë Etnier, si një mjet për distancimin social.

“Zyra do të jetë e dizajnuar me qëllim që të jetë më shumë sesa një vend pune”, thotë Shelton. “Do të jetë një vend i komunitetit, një vend kulturor, një vend ku mund të mësohet”.

Tavolinat e Punës

Për hir të pastërtisë, kompanitë mund të duhet të rishqyrtojnë traditën e gjatë të mbajtjes së sendeve mbi tavolinë. Detyrimi i punonjësve për të hequr sendet e tyre në fund të çdo dite do të lejojë pastrime më efektive, që nuk mund të ndodhin kur tavolinat mbulohen me rrëmujë, thotë Sabet.

Një alternativë për këtë qasje është të mbash sende mbi tavolinë, por të zbatosh një “politikë të pastërtisë për tavolinën”: çdo punonjës merr një kubik ose dollap me kyç në të cilin të ruajë gjërat në fund të çdo dite pune, dhe sipërfaqet e tavolinës pastrohen çdo natë.

“Punonjësi është i vetmi në atë hapësirë”, thotë Shelton. “Nuk do të ketë  person tjetër, që do të ulet në atë karrige ose do të prekë ato sipërfaqe.”

Shtimi i më shumë hapësire midis tavolinave të punës – po bëhet brenda një afati të shkurtër, por mund të kthehet në një prirje afatgjatë që synon t’u japë punonjësve më shumë privatësi.

Një masë më ekstreme: Bashkëthemeluesi i Rapt Studio, David Galullo thotë se firma po punon me një klient për të dizajnuar vende pune të mbyllura, për të zëvendësuar vendet e punës tradicionale. Strukturat do të kenë katër mure, disa prej qelqi dhe disa të errëta.

“Miqësia” me punën në distancë

Shumë kompani po shqyrtojnë oraret e punës alternative kur të kthehen në zyrë, për të ndihmuar në zbatimin e distancës sociale. Ky fakt, i kombinuar me idenë se punonjësit mund të jenë po aq efektivë kur punojnë nga shtëpia, mund ta bëjë punën në distancë shumë më të zakonshme për një afat të gjatë, thotë Galullo.

“Për një kohë të gjatë  kemi folur për zgjedhjet e vendit të punës në zyrë: Ju mund të uleni në një  ​​sallë pritjeje, në një dhomë të vogël ose në një oborr në natyrë, në varësi të ambientit, që ju lejon ta bëni punën tuaj më mirë,” thotë Galullo. “Unë mendoj se në të ardhmen, në këtë listë duhet të shtojmë edhe shtëpinë.” Kjo do të thotë që punonjësit të vijnë në zyrë në ditët kur ata kanë punë në grup dhe të qëndrojnë në shtëpi, në ditët kur ata kryesisht do të operojnë vetë.

Bërja e këtij tranzicioni mund të kërkojë disa ndryshime teknologjike. Kompanitë ka të ngjarë të lëvizin sistemet e tyre në një lokacion të centralizuar ose në cloud, në mënyrë që puna të mund të zgjidhet pa probleme nga shtëpia, thotë Sabet. Ky është një veprim, që për shumë kompani është nxitur duke marrë parasysh krizën aktuale.

Sigurisht, të punosh nga shtëpia është e mundur në shkallë të ndryshme duke pasur parasysh situatën në shtëpi të secilit punonjës.

Kohët e fundit Twitter njoftoi se të gjithë punonjësit – përveçse kanë mundësi të punojnë nga shtëpia për një periudhë të pacaktuar – do të marrin deri në 1.000 dollarë për të investuar në teknlogjinë, që përdorin nga shtëpia.

Lexoni: Twitter e lejon stafin të punojë përgjithmonë nga shtëpia

Heartwell thekson se laptopët e destinuar për lojëra mund të shërbejnë si zgjidhje të përballueshme për punonjësit në profesione si: inxhinieri ose arkitekturë, që përdorin programe, që kërkojnë fuqi të lartë përpunimi.

“Diçka që shumë kompani kanë zbuluar është se gjërat çalojnë për shkak të mundësive teknologjike, që kanë punonjësit në shtëpitë e tyre” thotë Heartwell. “Pra, hapi i parë është të sigurohemi që të gjithë kanë teknologjinë e duhur”.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0