Facebook do të integrojë mesazhet e Instagram, Messenger dhe WhatsApp

Facebook do të integrojë mesazhet e Instagram, Messenger dhe WhatsApp

Facebook

Përdoruesit e Instagram tani do të jenë në gjendje t’u dërgojnë mesazhe miqve të tyre në Messenger, pa pasur nevojë për një llogari në Facebook.

Ky është hapi i parë i Facebook për të integruar së bashku Instagram, WhatsApp dhe Messenger, lajm i njoftuar vitin e kaluar. Përpjekja mund të nxisë në mënyrë efektive dominimin e Facebook-ut mbi tregun e mesazheve për vitet që vijnë dhe pa dyshim që do ta bëjë më të vështirë ndarjen e kompanisë, e cila po përballet me probleme anti-trust në Uashington. Instagram, WhatsApp dhe Messenger, secili ka mbi 1 miliard përdorues aktivë në muaj.

Opsioni i ri për përdoruesit e Instagram dhe Messenger për të dërguar mesazhe ose biseda video me njëri-tjetrin po testohet aktualisht në tregjet e zgjedhura dhe do të zgjerohet globalisht në muajt e ardhshëm.

Kompania nuk pranoi të jepte një afat kohor se kur i njëjti funksionalitet do të ishte i disponueshëm për WhatsApp.

Facebook (FB) për herë të parë e hartoi planin për të ndërthurur shërbimet e tij të ndryshme në Mars 2019, duke përfshirë WhatsApp, Instagram dhe Facebook. Ideja ishte që njerëzit që kanë vetëm llogari në WhatsApp mund të dërgojnë mesazhe me miqtë në Instagram ose Messenger dhe anasjelltas, pa pasur nevojë të shkarkojnë një aplikacion ose të kalojnë midis shumë aplikacioneve për të dërguar mesazhe. Facebook bleu Instagramin në 2012, WhatsApp në 2014 dhe lançoi aplikacionin Messenger në 2011.

Përveçse do të jenë në gjendje të bisedojnë me njëri-tjetrin, përdoruesit e Instagram dhe Messenger do të kenë edhe përditësime. Përdoruesit që zgjedhin përvojën e re mund të dërgojnë “selfie stickers”, shikojnë IGTV ose Facebook Ëatch video së bashku dhe aktivizojnë një “Vanish Mode” të re, në të cilën mesazhet zhduken automatikisht pasi janë lexuar.

Kur u pyet për mundësinë që komunikimi ndër-aplikacionesh mund të hapte derën e ngacmimeve, Instagram u përgjigj se përdoruesit mund të bllokojnë dikë nëpër aplikacione.

Cilësimet e reja të privatësisë janë të tilla që përdoruesit mund të vendosin se kush mund t’i kontaktojë ata. Përdoruesit e Instagram mund të vendosin të mos marrin mesazhe nga përdoruesit e Facebook, dhe anasjelltas.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0