Facebook blen faqen e internetit të imazheve të animuara Giphy për 400 milionë dollarë - Business Magazine Albania

Facebook blen faqen e internetit të imazheve të animuara Giphy për 400 milionë dollarë

Nga Mendrit Shehu

Facebook do të blejë faqen e famshme të internetit “Giphy”, i cili shërben për të krijuar dhe ndarë me miqtë imazhe të animuar (ose ndryshe imazhe të formatit GIF), dhe planifikon të integrojë videot e saj të animuara në Instagram dhe në aplikacionet e tjera në pronësi të “Facebook”.

Megjithëse akoma nuk është bërë publike, sipas faqes së internetit të lajmeve “Axios”, mendohet se Facebook ka paguar 400 milionë dollarë për blerjen e Giphy. Gjiganti i rrjeteve sociale do të lejojë që pjesa më e madhe veprimtarisë së Giphy të mbetet e pandryshuar, përfshirë mundësinë e përdoruesve për të ngarkuar GIF. GIF dhe stickerat u japin njerëzve mënyra kuptimplotë dhe krijuese për t’u shprehur – shkruan Vishal Shah, zëvendës presidenti i produkteve në Instagram, në një postim në blog, me anë të cilit njoftoi marrëveshjen.

Ne shohim aspekte pozitive, në mënyrën se si njerëzit përdorin GIPHY në produktet tona dhe jemi të ndërgjegjshëm se bashkimi i krijimtarisë dhe talentit të ekipit GIPHY me ekipet tona, do të përshpejtojë mënyrën se si njerëzit përdorin komunikimin vizual për t’u lidhur me njëri-tjetrin.

Lexo: 10 njerëzit më të pasur në botë për 2020

Facebook deklaron se 50% e të gjithë trafikut online të faqes së internetit Giphy , vjen nga  aplikacionet e tij, të cilat kanë përdorur prej kohësh përmbajtjen e Giphy. Gjithsesi kjo nuk është hera e parë që Facebook tenton të blejë GIPHY. Në 2015, Facebook tentoi të blinte Giphy, por kjo ofertë u refuzua nga vetë Giphy, i cili zgjodhi që të integrohej përmes produkteve të saj në disa platforma të rrjeteve sociale.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0