Evropa dhe Kina ishin në rrugën e duhur për një marrëveshje. Por, Koronavirusi ndryshoi gjithçka.

Evropa dhe Kina ishin në rrugën e duhur për një marrëveshje. Por, Koronavirusi ndryshoi gjithçka.


Para se koronavirusi ta gjunjëzonte botën, viti 2020 dukej të ishte një vit vendimtar për Bashkimin Evropian dhe Kinën. Në një samit në shtator, të dy palët do të ndërmerrin një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet e tyre ekonomike dhe strategjike. Të paktën kështu ishte plani.

Lexo: A është balanca kriteri më i rëndësishëm në jetë?

Por , përgjigja e Kinës ndaj Covid-19 ka lënë një shije të hidhur tek zyrtarët evropianë. Nga masat e rrepta ndaj qytetarëve të saj deri tek akuzat për përhapjen e dezinformatave në Evropë, kjo krizë ka qenë një kujtesë se angazhimi më i ngushtë me Kinën vjen me rrezik.

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të mbledhë krerët e BE dhe Presidentin e Kinës Xi Jinping në qytetin gjerman të Leipzig në 14 shtator.

Diplomatët gjermanë thonë se lokacioni u zgjodh për shkak të marrëdhënieve historike të ish-Gjermanisë Lindore me Kinën. Ata thonë se Merkel, kryesuese e presidencës së Këshillit të BE-së për herë të fundit në kancelarinë e saj, kishte investuar personalisht në suksesin e samitit.

Sidoqoftë, ka një mendim në Bruksel se pandemia ka çuar në një rivendosje të opinionit evropian mbi Kinën.

“Unë mendoj se koronavirusi ka qenë një kujtesë e nevojshme për shumë shtete të BE-së që sado të duken paratë kineze tërheqëse, ai është gjithashtu një rival sistemik ”, thotë Steven Blockmans, kreu i politikës së jashtme të BE-së në Qendrën për Studime të Politikave Evropiane.

Blockmans i referohet një komunikate të lëshuar nga Komisioni i BE në Mars 2019, në të cilën  Kina përshkruhej si “një rival sistemik që promovon modele alternative të qeverisjes”.

Në kontekstin e koronavirusit, ai model kinez i qeverisjes shqetëson zyrtarët e BE-së. Muajin e kaluar, Shërbimi Evropian i i Marrëdhënieve me Jashtë publikoi një raport mbi dezinformimin rreth covid-19, duke thënë se “Burimet zyrtare dhe të mbështetur nga qeveri të ndryshme, përfshirë Rusinë dhe – në një masë më të vogël, tregojnë se Kina, ka synuar komplotin dhe dezinformatat “.

Disa ditë më parë, ‘Politico Europe’ publikoi një draft raport ku thuhej se Kina po zhvillonte “një fushatë globale dezinformimi për të hequr fajin për shpërthimin e pandemisë dhe për të përmirësuar imazhin e saj ndërkombëtar”.

Një zëdhënës i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së i tha CNN-së dokumenti i cituar nga Politico nuk ishte në fakt një draft raport.

Por cilado qoftë e vërteta, është e qartë se disa në Bruksel janë shumë të shqetësuar për sjelljen e Kinës.

Lexo: Rama: Gjobë për bizneset që nuk aplikojnë për pagën e luftës

“Është e gjitha për të parë se cili sistem (politik) është më i mirë në trajtimin e virusit. A është një sistem që lejon liritë personale? Apo është autokraci një-palëshe ku mund të vendosësh masa pa u shqetësuar shumë,” tha një zyrtar i BE-së që punon në Punët e Jashtme.

Kjo mungesë besimi ndihet edhe në Bruksel. Gjatë fundjavës, Komisioneri i BE-së për Punë të Jashtme, Josep Borrell, tha në një intervistë me ‘Le Journal du Dimanche’ të Francës se Evropa kishte qenë “naive” në marrëdhëniet e saj me Kinën. Ai vazhdoi të pranojë se Kina ka një “kuptim të ndryshëm të rendit ndërkombëtar”.

Pra, ku mbeti fakti se ky ishte viti ku Kina dhe Europa më në fund u futën në të njëjtën rrugë?

Shumë pak besojnë se samiti i Leipzig do të jetë ashtu siç e imagjinuan Merkel dhe të tjerët. Në një nivel praktik, virusi ka nënkuptuar që të dy palët nuk kanë qenë në gjendje të takohen fizikisht. Diplomatët evropianë tregojnë se në ndërtesën e Këshillit të BE-së, zakonisht ka rreth 30 salla takimesh për përfaqësuesit nga 27 vendet anëtare për t’u takuar dhe diskutuar çështje të ndjeshme.

“Tani ka vetëm rreth 10 që mund të garantojnë distancimin shoqëror,” tha një diplomat. Velina Tchakarova, drejtuese në Institutin Austriak për Politikë Evropiane dhe të Sigurisë, parashikon që “veprimet e Kinës gjatë dhe pas covid-19 do të rezultonin në mosmarrëveshje dhe copëzime të mëtejshme brenda vendeve evropiane se si të zgjidhnin marrëdhëniet me Pekinin. ”

Ajo tregon për mosmarrëveshjet për çështje të tilla si lejimi i firmave kineze të ndërtojnë rrjete 5G dhe vendime të nivelit të BE-së se kush mund dhe nuk mund të investojë në vendet anëtare.

Për këto arsye dhe më shumë, shumica besojnë se samiti i Leipzig do të jetë plotësisht në hije nga koronavirusi. Sidoqoftë, përkundër këtyre niveleve të ulëta të besimit dhe pranimit të qartë se Kina është një “rival sistemik”, duket se BE do të përpiqet t’i kthejë gjërat në rrugën e duhur.

Për BE-në, angazhimi me Kinën ka të bëjë me më shumë sesa para. “Rritja e angazhimit të saj me Kinën i jep BE-së një shans të dyfishojë përparësitë e saj strategjike,” thotë Blockmans, duke iu referuar përparësisë kryesore të politikës së jashtme të BE-së për balancimin e marrëdhënieve të saj me Kinën dhe SHBA, duke i dhënë BE-së më shumë autonomi në skenën botërore .

Sidoqoftë, shqetësimet për transparencën e Kinës gjatë pandemisë kanë qenë një kujtesë e mprehtë se çfarë do të thotë saktësisht angazhimi me Kinën.

Lexo: Pa punë por me ide biznesi?! Qeveria mund t’ju japë deri në 500 mijë lekë

Nga njëra anë, llogaritja e BE për Kinën nuk ka ndryshuar: është akoma e dëshirueshme që të mos ketë përplasje midis dy superfuqive të mëdha, Kina dhe Amerika.

Nga ana tjetër, historia e fundit tregon se Kina është një partner jo i besueshëm që ndan mendimet e vendeve anëtare të BE-së. Herët a vonë, Evropa do të duhet t’i peshojë këto dy realitete dhe të vendosë saktësisht se sa vlen vërtet ajo pavarësi diplomatike nga Amerika.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0