Eventet që nuk duhen humbur në Shtator 2019

Eventet që nuk duhen humbur në Shtator 2019


Muaji Shtator vjen me një sërë eventesh emocionuese. Lexoni më poshtë për një listë të përgatitur  nga www.incity.al.
1.Capital T ‘Time Capsule’
Pas shumeë viteve në skenë, këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Capital T vjen me një koncert madhështor në Tiranë! Fjalët e Capital T: “Shumë vite që këndoj, shumë shtete e vende që performoj, dhe asnjëhere nuk u mblodhëm krejt bashkë me festu e me i këndu kangët e mia. Deri këtë 19 shtator, sigurisht. Ju pres krejtve n’Tiranë, për një koncert të paharrueshëm, përmasat e të cilit ky qytet nuk i ka përjetu deri më sot!”

Biletat i merrni online dhe fizikisht në: Pentagrami.al  ose  truekapo

SHQIPERI: Çdo pikë EasyPay, Te hyrja e Liqenit, ana e Gardës.
KOSOVE: Online Pentagrami.al  ose ne Çdo pikë Rave Travel MAQEDONI DHE KUDO TJETER.

2.“Nën Yjet E Tiranës” – Koncert recital nga Alban Skenderaj
Koncerti recital i rradhës nga ‘the one and only’, Alban Skenderaj do të mbahet në 27 SHTATOR, ora 20:30 ne Amfiteatrin e Tiranës, i cili për një natë do të shkrihet me qiellin për t’i bërë vend muzikës. Albani u shpreh: “Kam patur kohë të reflektoj dhe të përgatitem për t’a pasuruar këtë koncert me ngjyra të reja artistike duke filluar nga repertori, skenografia, orkestra e deri tek të ftuarit special. “Nën Yjet E Tiranës” do të jetë një koncert sa romantik e reflektues aq dhe energjik e shpërthyes! Bli biletën online: Pentagrami.al 

3.Panairi i Artizaneve

Artizanët e Prizrenit dhe të krahinave të ndryshme të Shqipërisë do të zhvendosen në Kalanë e Tiranës në një panair të përbashkët ne datat10, 11 dhe 12 Shtator. Aktiviteti ka për qëllim promovimin e vlerave kulturore përmes punimeve të tyre karakteristike. Një panoramë e bukur e mbushur me mjeshtëri dhe emocione!

4.VIZart International Biennial “Self-Portrait” 2019

VIZart & IWS Albania ju fton në Celjen Zyrtare të “Bienales Ndërkombëtare të “Vetë -Portretit “dhe “Bienales Nderkombetare te Akuarelit “ Edicioni i trete , që do zhvillohet në Muzeun Historik Kombëtar, në datën 20 Shtator ora 19:00.

Lexo: Je një sipërmarrës? Ja disa nga eventet që nuk duhet të humbasësh

5.TIIF 2019
Festivali më i rëndësishëm i kinematografisë në Shqipëri, ‘’Tirana International Film Festival 2019’’ hap dyert në edicionin e 17-të të tij. Eventi organizohet në Kinema Millenium, Kinema Agimi dhe Open Air Cinema, nga datat 23 – 29 Shtator.
Të gjithë ju që dëshironi të ndiqni eventet dhe filmat e jashtëzakonshëm të TIFF 2019 duhet të akreditohen në:Tirana Film Fest  
Per t’u akredituar tek website, ju duhet të zgjidhni opsionin ‘’FESTIVAL’’ tek rubrika ‘’Field of Interest’.
Deri në datën 19 Shtator akreditimi i plotë kushton 30 Euro.Pas datës 19 Shtator akreditimi i plotë kushton 50 Euro. Për studentët TIFF ofron 50% zbritje. Ndërsa për Median akreditimi është Falas. Ju mund t’a bëni pagesën cash në zyrën e TIIF: Rr. Andon Zako Cajupi, Nd.14, H14, Ap.1, Bllok, Tiranë. Ose në llogarinë PayPal: [email protected].

6.Koncert Recital – Merita Halili
“Lule t’bukra ka Tirona!”
Në dt. 27 dhe 28 Shtator 2019, ora 19:00, një koncert recital madhëstor në Pallatin e Kongreseve, rikthen pas më shumë se 20-vitesh në skenë, bilbilin e Shqipërisë së Mesme, këngëtaren Merita Halili. Me pjesëmarrjen e Ansamblit Popullor, përgatituni për aheng tironas! Biletat shiten tek sporteli i Pallatit të Kongreseve nga ora 10:00-20:00.
Çmimi 1000 lekë.

7.Jon Kraja “Brutal Elegance” Exhibition
Gallery 70 Contemporary Art is pleased to present a solo show exhibition of recent artworks in sculpture and painting by Jon Kraja.
The opening reception will take place at Gallery 70 Contemporary Art, Toptani Center , Ground Floor on September 12, 2019 between 19:00 – 21:00.

8.Noite Brasileira – Brazilian Night

On Thursday, 12th of September 2019, at 20:00 – 23:00, in “Der Biergarten” inside Rogner Hotel
we will celebrate the Independence Day of Brazil in a special night dedicated to their vibrant music and delicious culinary!
Special guests:
Eclesio Ramos &  Hot Club Tirana.

Lexo: Me Into Albania tani mund t’i rezervoni online eventet në Shqipëri

9.Voskopoja Mountain Running- The Wolf Trail 2nd Edition
On 15th of September 2019, The 2nd international Edition Voskopoja Mountain Running – The Wolf Trail will be held.
The race will take place in the touristic village of Voskopoja, 18km in Distance from Korca.

Running categories
1) Half Marathon, 10km and 5km
2)Participation fee: Eur 10

For more details visit our website or contact us via our email:

trailrunningalbania 
[email protected]

10.Theth Yoga Retreat<
1 year since last year’s Theth Yoga Retreat with Albanian Retreats and Momentum Yoga Flow. September 27-29th 2019 Tirana Yoga heads to one of our favorite places in Albania for some yoga, some hiking, and some fantastic mountain air! Theth is mesmerizing… and we are excited to share it with you! Contact Tirana Yoga with your email for full package details: https://www.instagram.com/lovetiranayoga/

InCity

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0