Evente biznesi gjatë muajit shtator

Evente biznesi gjatë muajit shtator


Shtatori nis vrullshëm me punë dhe projekte të reja. Pasi keni bërë pushime edhe pas pushimeve, për tu relaksuar më mirë është koha t’i ktheheni realitetit dhe ditëve produktive.

Këto janë disa nga eventet gjatë muajit shtator ku nuk duhet të mungoni:

TEDxTirana 2018 – Lidhshmëria

Është viti i pestë që mbahet në Tiranë një nga eventet më të suksesshëm ndërkombëtarë. Nuk e ke ndjekur asnjëherë më parë? Më 15 shtator, pranë Qendrës Kulturore tek Katedralja Orthodokse, do të mbahet TEDxTirana 2018. Tema e përzgjedhur këtë vit do të jetë Connectivity apo Lidhshmëria.

A është e vërtetë se jemi më të lidhur tani sesa kemi qenë ndonjëherë? Si ka ndikuar kjo në ndërveprimin tonë njeri me njeri? Si e ka formësuar media sociale raportimin dhe gazetarinë siç e njohim? Cilat janë disa ndryshime të mëdha socio-kulturore që erdhën me revolucionin dixhital? Për këto pyetje dhe më shumë, mos humbisni eventin.

Global Woman: “Ti mund të ndryshosh botën”

Mirela Sula sjell konferencën “Ti mund të ndryshosh botën” në Tiranë. Është pikërisht eventi që ju duhet për të marrë veten nga pushimet. Një event energjik dhe motivues. Një konferencë dy ditore nga Global Woman që do të zhvillohet në datat 8 dhe 9 Shtator 2018, i ftuar special këtë vit është Dr. Ervin Laszlo, dy herë i nominuar për Çmimin Nobel për Paqen.

Ky event do të jetë një ndihmë për të gjithë ata, të cilët besojnë në vlerat femërore që ndajnë gratë dhe burrat, si dhe nevojën për ta bërë këtë botë më të barabartë, humane dhe të qëndrueshme.

Festivali i Inovacionit

Festivali i Inovacionit vjen në Tiranë në datat 18-20 Shtator. I pari i këtij lloji në rajonin tonë, ky event është për çdo biznes që operon në treg dhe ka një sfidë të përhershme për të ruajtur dhe mbrojtur një pozicion të caktuar në treg.

Bashkohuni për të promovuar dhe njohur praktikat më të mira, idetë dhe projektet e reja në Tiranë.

LibreOffice Conference 2018

LibreOffice Conference 2018 është një vend i mrekullueshëm për t’u takuar me përdoruesit, mbështetësit dhe programuesit e tjerë të LibreOffice! Këtë vit ky event do të mbahet në Tiranë më 25 shtator – 28 shtator 2018. Nëse dëshironi të bashkoheni, fillimisht sigurohuni që të regjistroheni: https://conference.libreoffice.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0