TEDxTirana 2018 - Lidhshmëria

TEDxTirana 2018 – Lidhshmëria


Jo shumë kohë më parë, bota nuk kishte telefona inteligjentë, tableta ose lidhje të tjera broadband.

Fëmijët luanin me fëmijët e tjerë pa patur nevojë për një realitet virtual, ndërsa përpara monedhës dixhitale, paratë ishin një njësi që mund t’i mbanit në xhepin tuaj.

Sidoqoftë, për një periudhë të shkurtër kohore, ne duket se jemi rritur kaq shumë në këtë realitet të ri ku nuk mund ta perceptojmë funksionimin e pavarur prej tij.

Shumë prej tyre do të argumentonin se me shpërthimin e lidhjes wireless në fillim të shekullit të njëzet, njerëzimi tani është më i lidhur se kurrë.

Shumë e quajnë këtë “shoqëri rrjeti”, ndërsa të tjerë besojnë se përdorimi intensiv i internetit rrit rrezikun e izolimit, tjetërsimit dhe veçimit nga shoqëria.

Por a është e vërtetë se jemi më të lidhur tani sesa kemi qenë ndonjëherë? Si ka ndikuar kjo në ndërveprimin tonë njeri me njeri? Si e ka formësuar media sociale raportimin dhe gazetarinë siç e njohim? Cilat janë disa ndryshime të mëdha socio-kulturore që erdhën me revolucionin dixhital?

Si ka ndikuar kjo në kuptimin ndjenjës së komunitetit në aspektin e hapësirës, punës dhe familjes? Çfarë është, në të vërtetë, ai teli i pandashëm i lidhjes që na kufizon ne si njerëz? Për këto pyetje dhe më shumë, ne synojmë të përgjigjemi më 15 shtator.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0