Mirela Sula sjell konferencën “Ti mund të ndryshosh botën” në Tiranë - Business Magazine Albania

Mirela Sula sjell konferencën “Ti mund të ndryshosh botën” në Tiranë


Ti mund të ndryshosh botën” (You Can Change the World Conference) është një konferencë dy ditore nga Dr. Ervin Laszlo & Global Woman që do të zhvillohet në datat 8 dhe 9 Shtator 2018, Tiranë.

Kjo konferencë është projektuar për të ndihmuar të gjitha femrat që të rriten, duke pasur besim dhe vetëbesim më të madh në mënyrë që të fuqizojnë veten që të jenë të lira në vendimmarrje dhe të jetojnë jetën që duan. Global Woman është në një mision për të inkurajuar femrat që të bashkohen së bashku dhe të luajnë një rol në ndërtimin dhe fuqizimin e vetes për të qenë lidere në komunitet, biznes dhe sipërmarrjet sociale.

Ky event do të jetë një ndihmë për të gjithë ata, të cilët besojnë në vlerat femërore që ndajnë gratë dhe burrat, si dhe nevojën për ta bërë këtë botë më të barabartë, humane dhe të qëndrueshme. Në këtë event do të jetë i pranishëm Dr. Ervin Laszlo, dy herë i nominuar për Çmimin Nobel për Paqen, së bashku me folësit dhe liderët më të suksesshëm të Global Woman, të cilët po ripërcaktojnë rrugën për pushtet, në biznes, në komunitet dhe në kauzat sociale që ata mbrojnë.

Konferenca e Global Woman “Ju Mund ta Ndryshoni Botën” është frymëzuar nga libri më i fundit i Dr Ervin Laszlo. Ai do iu frymëzojë, inkurajojë dhe fuqizojë për të arritur pasuri, shëndet dhe sukses më të madh, pa marrë parasysh prejardhjen apo moshën tuaj dhe për të marrë përgjegjësinë për jetën tuaj. Në datat 8 dhe 9 Shtator do iu jepen mjetet dhe vetëbesimi që të fuqizoheni në mëyrë që të bëheni lider dhe vendimmarrës për të ndryshuar jetën tuaj dhe për të krijuar një ndikim pozitiv në botë.

Ju do të fuqizoheni dhe motivoheni për të nisur udhëtimit tuaj drejt trasnformimit të jetës suaj.

Çfarë e bën eventin Global Woman kaq të ndryshëm dhe të veçantë?

Global Woman është rrjeti më i madh dhe më i shpejtë në rritje për gratë në Europë, që lidhin dhe ndërtojnë bashkëpunime të mëdha, me një ngrohtësi, bujari shpirtërore dhe ndjeshmëri, të udhëhequr dhe të inkurajuar nga themeluesja Mirela Sula. Besimi dhe parimi kryesor është se ne të gjithë kemi talente dhe aftësi, pavarësisht nga kombësia, feja apo nga kemi ardhur, por si gra në një botë që ende dominon më së shumti nga meshkujt, ne të gjithë kemi nevojë për besimin, vetëbesimin, njohuri dhe vullnet për të arritur suksesin, për ta bërë atë të ndodhë! Ky do të jetë një event ku ju jo thjesht do të uleni, të dëgjoni dhe të mësoni, por do të jetë një mundësi për të krijuar miqësi të gjata dhe bashkëpunime të suksesshme biznesi.

Ky event dy ditor është mundësia juaj prandaj nuk duhet humbur, pasi mund të jetë investimi më i madh që do të bëni ndonjëherë në jetën tuaj.

Për pyetje në lidhje me këtë konferencë kontaktoni info@globalwoman.co ose telefononi në numrin +355 68 907 3405.

Për më shumë informacion rreth Global Woman Club, vizitoni globalwomanclub.com

Për t’u bërë pjesë merrni biletën tuaj KËTU.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0