Festivali i Inovacionit vjen në Tiranë në datat 18-20 Shtator, 2018 - Business Magazine Albania

Festivali i Inovacionit vjen në Tiranë në datat 18-20 Shtator, 2018


Festivali i Inovacionit në Tiranë (Innovation Festival in Tirana), i pari i këtij lloji në rajonin tonë, përkon me Festivalin e Samitit Botëror të Torontos, Kanada, i projektuar si “Festivali i Botës së Ardhshme” organizuar nga Trend Hunter.

Pse ky format?

Globalizimi stimulon rritjen e konkurrencës. Në tregun global po dalin konkurrentë të rinj, por gjithashtu mundësi të mëdha për të hyrë në tregjet globale, duke stimuluar zhvillimin e njohurive të nevojshme, për të krijuar avantazhe konkurruese të qëndrueshme dhe kjo është e mundur përmes inovacionitit të vazhdueshëm.

Për çdo biznes që operon në treg ka një sfidë të përhershme për të ruajtur dhe mbrojtur një pozicion të caktuar në treg, është edhe më e madhe sfida për të eksportuar dhe eksploruar tregje të reja:

Çfarë duhet bërë për të qenë i suksesshëm?

Gati për të ndryshuar dhe vepruar pa pengesa; të kuptoni trendet, të parashikoni ndryshimet, ë bëheni më konkurrues. Për këtë arsye, zbatimi i ndryshimeve që sjellin vlera të reja, do të thotë se sipërmarrësi zhvillon me sukses inovacionin.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, duke marrë parasysh nevojën për të rritur vlerën e shtuar të produkteve dhe shërbimeve, duke eksploruar tregje të reja, ka sjellë në fokus kompanitë e reja dhe investitorët e hershëm, për të drejtuar portofolin e tyre të investimeve në projekte inovative.

Investimet në turizëm, teknologji dhe energji shihen si mundësi të reja sipërmarrëse.

Kjo çon në nevojën për të promovuar kapacitetet e burimeve njerëzore, brezat e rinj për të investuar në teknologji të reja që rrisin produktivitetin dhe konkurrencën e markës Made in Albania. Bota sipërmarrëse e konsideron si partner qeverinë qendrore dhe lokale për të stimuluar inovacionin së bashku.

Mbi 500 pjesëmarrës nga i gjithë rajoni bashkohen për të promovuar dhe prezantuar praktikat më të mira, idetë dhe projektet e reja në Tiranë.

Kategoritë:

  1. Startup
  2. Turizëm
  3. Energji
  4. Telekomunikacion
  5. Teknologji
  6. Institucionet Financiare / Bankat

Grupet e synuara që sjellin ndryshime teknologjike dhe inovative.

Partneriteti; Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës do të bashkëpunojë me Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë për Europën dhe Punëve të Jashtme, Protik, Dhoma Austriake e Tregtisë në Shqipëri (WKO), Dhomat Rajonale në Ballkan, G77, UNIDO etj.

Ky partneritet vjen si një nevojë që projektet më të mira të paraqitura, të zgjedhura nga një juri profesionale, të gjejnë rrugën e tyre për t’u zbatuar në terren. Pra, nuk mendohet të jepet një çmim, por të zbatohen këto ide inovative.

Gjatë ditëve të festivalit, të gjitha kompanitë e interesuara dhe / ose individët që kanë një ide inovative për të paraqitur, janë të mirëpritur të aplikojnë brenda datës 29 Qershor 2018, në adresën e e-mail: cci.tirana@cci.al

Anëtarët e jurisë:

  1. Përfaqësues nga Ministria e Energjisë
  2. Përfaqësues nga Bashkia e Tiranës
  3. Përfaqësues nga AIDA / Protik
  4. Përfaqësues nga Universiteti i Tiranës
  5. Përfaqësues nga Sektori i Biznesit

Në partneritet me Protik, në datat 6 dhe 7 Shtator 2018 do të zhvillohet një Trajnim nga Protik Innovation Center për përgatitjen e prezantimit të projekteve. Kjo fazë e trajnimit do t’u shërbejë prezantuesve të projekteve për të sjellë produktin e tyre denjësisht gjatë ditëve të konferencës.

Audienca

Duke qenë një event i dedikuar në fusha specifike, pjesë e saj do të jenë vetëm kompanitë që marrin pjesë gjatë tre ditëve, atashetë komercialë në vendin tonë që do të sjellin kompani nga vendet e tyre për të mbështetur idetë e reja të kompanive shqiptare dhe rajonale. Një listë e gjatë e kompanive nga të gjitha vendet e rajonit, WB6 (Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia). Gjithashtu kompani nga Austria, Kroacia, Sllovenia, Hollanda, Britania e Madhe, Emiratet e Bashkuara Arabe, etj, të cilët do të kenë takime B2B, gjithashtu duke mbështetur projektet më të mira. Gjithashtu një konferencë e drejtpërdrejtë me Samitin e Torontos në hapjen e këtij Festivali do të jetë pjesë e këtoj organizimi.

Për më shumë informacion klikoni linkun: http://innovationfest.al/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0