Evenimenti i parë i "Albanian ICT Awards 4" hap dyert më 4 shkurt në Tiranë

Evenimenti i parë i “Albanian ICT Awards 4” hap dyert më 4 shkurt në Tiranë


Më 4 shkurt 2016, Ora 17:30 pranë Kryeministrisë së Republikës së Shqipërisë, do të bëhet hapja publike e ngjarjes mbarëkombëtare “ICT Awards 4” me pjesëmarrës dhe të ftuar specialë nga bota e ICT-së, biznesit, akademisë, administratës publike, shoqërisë civile, medias dhe ekspertëve të ndryshëm në fushën e Teknologjisë së Informacionit, Komunikimit dhe Medias.

Me mbështetjen dhe partneritetin e mbarë komunitetit, këtë vit pritet që ICT Awards 4 të sjellë edhe më shumë kontribut në këtë industri. Përveç dhjetëra takimeve dhe bashkëpunimeve të frytshme të cilat kanë për qëllim të identifikojnë individët dhe talentët e suksesshëm të botës së Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit anembanë trevave, aktiviteti i stafit të ICTSmedia dhe partnerëve pritet të sjellë shumë risi të papara deri më tani në tregun shqiptar.

Një trashëgimi e një shpirti të madh por një vendi të vogël, Albanian ICT Awards ngelet një ndër evenimentet më madhore për komunitetin ICT në mbarë trevat shqiptare. Talenti i individit, afirmimi akademik si pjesë integrale shoqërore dhe vënia në jetë e dijeve dhe njohurive janë në themel të çdo përballjeje të konkurrentëve në Albanian ICT Awards.

Të enjten e parë të muajit Shkurt do të bëhen të njohur për publikun disa detaje të edicionit të katërt të ICT Awards siç është juria, çmimet, partnerët dhe risi në shpërblimet e këtij viti.

Ky aktivitet i paraprin një pune disa mujore me takime të shumta anëmbanë trojeve shqiptare me studentë, ekspertë, profesorë dhe talente të komunitetit ICT.

Pjesë e “Albanian ICT Awards” mund të bëhet çdo shqiptar, pavarësisht vendit ku jeton apo punon i cili ka zhvilluar një projekt apo aplikacion në njërën nga këto 5 kategori; 1) ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në ngritje i Vitit dhe ICT Shërbimi Publik më i mirë i Vitit, ndërsa dy kategoritë Akademiku i Vitit në ICT dhe Femra e Vitit në ICT do të votohen nga anëtarët e Jurisë së ICT Awards.

Partneriteti i zgjeruar i ICTSmedia për ngjarjen ICT Awards 4 pritet të rrisë çmimet dhe shpërblimet për fituesit dhe kandidatët, veçanërisht atë të mbështetjes së realizimit të projekteve apo aplikacioneve të cilat do të shpallen fituese nga paneli i Jurisë.

Për shkak të protokollit dhe ambienteve të kufizuara në aktivitetin e datës 4 Shkurt 2016, të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë të drejtohen tek formulari i ftesave të Albanian ICT Awards ku mund të shprehin interesimin e tyre duke plotësuar të dhënat e kontaktit.

Ndërsa për t’u përfshirë aktivisht apo për t’u regjistruar si kontributor për të dhënë kontributin në cilësinë e një individi, kompanie apo universiteti mund të drejtoheni në formularin online në vijim. Informacione të tjera rreth Albanian ICT Awards dhe konkursit ndër vite mund ti gjeni në broshurën elektronike në këtë link.

 

/PC World Albanian/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0