Europoli: Kujdes nga mashtruesit në internet, ofrohen ilaçe të falsifikuara kundër Covid-19

Europoli: Kujdes nga mashtruesit në internet, ofrohen ilaçe të falsifikuara kundër Covid-19


Shumë sipërmarrje dhe të vetëpunësuar po humbasin porositë dhe xhirot, për shkak të pasojave të krizës Corona në mbarë Europën. Por, një tjetër degë ka patur zhvillim të lartë: “Mashtruesit bëjnë biznes me frikën”, paralajmëron autoriteti policor i BE-së, Europol në Hagë.

Catherine De Bolle, drejtore e Europolit deklaroi, se është e habitur me çfarë shpejtësie kriminelët po i zhvillojnë modelet e tyre të mashtrimit: “Ndërsa njerëzit luftojnë kundër krizës dhe ndihmojnë viktimat, ka edhe kriminelë, që shfrytëzojnë krizën. Këtë nuk mund ta pranojmë. Biznese të dyshimta gjatë një krize shëndetësore janë mjaft të rrezikshme dhe mund t’i rrezikojnë jetën e njerëzve.” Europoli koordinon autoritetet policore të BE-së dhe është përgjegjës për hetimet ndërkufitare.

Lexo: Ministria e Shëndetësisë: Disa mënyra sesi të përballemi me stresin në këtë kohë pandemie

Medikamente të rreme:

Europol paralajmëron prej medikamenteve të falsifikuara, që ofrohen për shitje në internet. Në një aksion mbarëbotëror hetimesh në 90 vende bashkë me autoritete të tjera policore janë identifikuar mbi 2000 faqe interneti, në të cilat ofrohen medikamente pa efekt, sprajt ose kremëra kundër virusit Corona. Në kuadër të aksionit policor të emërtuar “Pandea” janë konfiskuar 4 milionë kampione medikamentesh.

Fjala është për medikamente antivirale ose tableta kundër malarjes, që nuk janë të licensuara në treg. Po ashtu janë në qarkullim edhe maska mbrojtëse, që ose nuk kanë efekt ose janë ekstremisht të kushtueshme. Që nga fillimi i marsit janë tërhequr nga qarkullimi 34.000 maska kirurgjikale me përbërje velo-kartë, thuhet në një njoftim të Europolit.

Jo vetëm në Europë, ka ndërkohë probleme me mashtrime të tilla, në faqet e internetit. Një firmë në Los Angeles, që regjistron automatikisht faqet e reja të internetit, deklaroi, se portalet me fjalët kyç “Corona” ose “Covid” nuk janë të lejuara. Një gjyqtar në Teksas më parë vendosi me kërkesën e Ministrisë së Drejtësis të SHBA-së që të mbyllet kjo faqe interneti. Në të shiteshin doza vaksine për 4,95 Dollarë, që gjoja e kishin prejardhjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Menaxhuesit e këtij protali, synonin që përmes arkëtimit të parave të fitonin akses tek të dhënat e kartave të kreditit të klientëve, rënë pre e mashtrimeve, por ndonjëherë edhe institucione shtetërore. Në Belgjikë autoritetet porositën për  5milionë Euro maska mbrojtëse tek një prodhues në Turqi, i cili nuk e solli asnjëherë furnizimin, njofton gazeta belge “Le Soir.”

Gazeta spanjolle “El Pais” duke iu referuar burimeve anonime shkruan, se autoritetet spanjolle kanë përdorur në Madrid 640.000 teste pa efekt ndaj Coronas. Ato dhanë shumë rezultate negative ndaj Coronas. Këto kampione testesh me sa duket e kishin origjinën nga një firmë kineze.

Komisioni i BE-së bën thirrje për të pasur kujdes:

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në fillim të javës, përmes një video-mesazhi i bëri një paralajmërim mashtrueve: “Secili duhet të bindet para se të bëjë porosi në internet për seriozitetin e ofruesit. Premtimet, se një vaksinë mund të blihet janë të rreme. Nëse një vaksinë është zhvilluar dhe licensuar, “këtë do ta mësoni nga burime të besueshme”, tha von der Leyen. Qeveritë dhe institucionet publike do ta komunikojnë këtë në kohën e duhur.

Lexo: Ministria e Jashtme: Javën e ardhme do të nisin misionet e fluturimit për riatdhesimin e shqiptarëve

Punonjës të rremë ofrojnë teste:

Europoli paralajmëron edhe nga një tjetër formë, rritjen e vjedhjeve. Për shkak të kufizimeve të qarkullimit, shumë sipërmarrje dhe qendra mjekësore janë bosh ose jo të ruajtura. Po ashtu ka rritje të përpjekjeve, për të hyrë në shtëpi private. Kirminelët thonë, se janë përfaqësues të autoriteteve ose sanitarë, që vijnë për të bërë test të Coronas ose për të verifikuar nëse personat qëndrojnë vërtetë në shtëpi. Viktimat mashtrohen prej hajdutëve dhe si rrjedhojë ata i grabisin.

Deutsche Welle

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0