Ermal Mamaqi vjen me eventin motivues të radhës. Një eksperiencë unike për të përmirësuar jetën tuaj - Business Magazine Albania

Ermal Mamaqi vjen me eventin motivues të radhës. Një eksperiencë unike për të përmirësuar jetën tuaj

Në datat 28 dhe 29 prill në pallatin e Kongreseve do të zhvillohet eventi i radhës nga Ermal Mamaqi që garanton të gjithë pjesmarrësit për një eksperiencë unike.

Ndërsa Ermali na fton në këtë aventurë të re pyetja që shtron për të gjithë është: A ke menduar ndonjëherë, pse disa persona duket sikur kanë më shumë sukses?

Dhe ashtu siç na duket nga jashtë edhe në jetën e përditshme se disave biznesi u ecën më mirë, janë më pozitivë dhe më të kënaqur me jetën, e gjitha qëndron në mendjen tonë.

Për të arritur në një nivel më të lartë në jetën tuaj është një çështje mendësie dhe mentaliteti, ndërsa Ermal Mamaqi ju garanton se secili prej nesh mund ta bëjë, mjafton të gërmojmë thellë brenda vetes për motivim.

“Nëse tani ke ngecur në një zonë të errët dhe negative, ose nëse je mirë, por e di se mund të kesh edhe MË SHUMË gjëra, më shumë LUMTURI, kemi diçka për ty që do të të NDRYSHOJË JETËN vërtet!”, është slogani i këtij eventi.

Kështu Ermali i fton të gjithë në “I LOVE MY BUSINESS” – Një Event motivues ku e sigurtë është eksperienca unike.

Trajnimi do të jetë dy ditor dhe ai do të fokusoeht në temat e mëposhtme për të përmirësuar jetën tuaj:

  • Si të rritemi në karrierë,
  • Si të jemi më të motivuar në punë,
  • Si të ndalojmë mendimet negative,
  • Të gjejmë çfarë vërtet duam të bëjmë në jetë,
  • Të kemi marrëdhënie më të mira me njerëzit e tjerë, kolegët, miqtë dhe mbi të gjitha me VETEN, që është njeriu më i rëndësishëm.

Business Magazine Albania është media partner i këtij eventi që ofron një ndryshim për jetën tuaj. Ashtu siç është edhe në misionin e medias tonë për të frymëzuar sa më shumë të rinj të arrijnë ëndrrat e tyre, ky event garanton t’ju japë një shtysë më të madhe në jetën tuaj personale dhe profesionale.

Për të rezervuar dhe blerë biletat mund të shtypni linkun KETU

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0